Një llogari në TikTok që mban emrin “alicena60” ka publikuar imazhin në të cilin shfaqet hoxhë Shefqet Krasniqi.
Krasniqi duket i veshur me uniformë ushtarake të shtetit serb.
Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia është e montuar.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “alicena60” në TikTok:
https://www.tiktok.com/@alicena60/video/7321719224303455521

Hibrid.info ka verifikuar fotografinë e publikuar në video-material përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVid” dhe ka vërtetuar se në fotografinë e video-materialit në fjalë, ka ndërhyrje.
Në imazhin origjinal të gjetur nga hibrid.info, në vend të hoxhës, Shefqet Krasniqit, shfaqet pamja e Ratko Mlladiq, ish-oficer i serbëve në Bosnje, i dënuar për krime lufte (shih këtu).

Analiza:
Një llogari në TikTok ka publikuar një imazh në të cilin shfaqet hoxha, Shefqet Krasniqi i veshur me uniformë ushtarake serbe.
Pas verifikimit nga hibrid.info është gjetur imazhi origjinal, në të cilin në vend të hoxhës, shfaqet i dënuari për krime lufte, Ratko Mlladiq. Gjë e cila dëshmon se fotografia e Shefqet Krasniqit është e montuar.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlërson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.