[email protected]
Deklaratë e fabrikuar e Shkëlzen Gashit për UÇK-në dhe Gjykatën Speciale
shape
shape
shape

Portal i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një lajm të rremë në të cilin paraqitet një deklaratë e pretenduar e publicistit Shkëlzen Gashit rreth UÇK-së.

Ky artikull i cili përmban titullin “Mua nuk më besuat se UÇK-ja nuk ishin band kriminele por edhe Gjykata Speciale e vërtetoi” rezulton të ketë përmbajtje krejtësisht të fabrikuar. Gjithashtu titulli i këtij artikulli del të jetë i sajuar dhe i që përkon me atë që thuhet në përmbajtje.  

Artikulli origjinal i publikuar në Specialja.com:

Mua nuk më besuat se UÇK-ja nuk ishin band kriminele por edhe Gjykata Speciale e vërtetoi

Ish këshilltari i ish kryeministrit në të Kosovës, Albin Kurtit – Shkëlzen Gashi, ka reaguar ndaj linçimeve që iu bënë këtij të fundit, pasi në emisionin Frontal të T7 akuzoi Ushtirnë Çlirimitare të Kosovës.

Gashi nuk e tërhoqi deklaratën e tij por dha shpjegime duke thënë se “Unë nuk ka thënë që UCK’ja ka kryer kri me, por individë të UCK’së (keqpërdorues të uniformës së UCK’së”, ka shkruar Gashi. / Hap marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive.

Vegza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/20/mua-nuk-me-besuat-se-uck-ja-ishin-band-kriminele-por-edhe-gjykata-speciale-e-vertetoi/?fbclid=IwAR1ZvI4e_VPBV1vz0D3hwI-QXifAJ5A4_9qm4vb-BcvKIWylpdSYO4PRxsA

Analiza:

Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info u kuptua se deklarata e pretenduar e Gashit që u publikuar nga Specialja.com ishte e pavërtetë, pasi që një e tillë nuk u gjet në asnjë mendium kredibil. Gjithashtu shihet se titulli është krejtësisht i trilluar dhe përmbajtja e artikullit është fabrikuar me pjesë të deklaratave të mëhershme të publicistit Shkelzen Gashi që janë shkëputur nga konteksti, si dhe pjesë tjera të trilluara. Për këtë arsye, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “lajm të rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others