[email protected]
Lajm tërësisht i trilluar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “Shqiptari Shaip Kamberi e rrah politikanin serb në parlamentin e Serbisë, e bën për spital”.

Në këtë shkrim thuhet se deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas vendosjes së flamurit të Shqipërisë në Kuvendin e Serbisë, ka rrahur edhe një politikan serb.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Një lajm me pretendime të tilla nuk është gjetur edhe pas hulumtimit dhe kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit.

Në përmbajtje të artikullit është vendosur një pjesë e lajmit të publikuar më 26 nëntor të këtij viti rreth fjalimit të deputetit Kamberi në Parlamentin e Serbisë. Përmes këtij fjalimi, Kamberi kishte adresuar kritika në drejtim të politikës diskriminuese së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në raport me shqiptarët në jug të Serbisë. Por, nuk është e vërtetë që ai ka ushtruar dhunë ndaj asnjë politikani serb, siç pretendon portali i dyshimtë “kosalb.net”.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

Shqiptari Shaip Kamberi e rr’ah politikanin Serb në parlamentin e Serbisë, e bën për spit’al (VIDEO)

Shaip Kamberi ngrit flamurin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Bashkë me gjuhën, simboli kombëtar paraqet elementin që veçon/karakterizon një popull, nëpërmjet të cilit përfaqësuesit e pakicës nacionale paraqesin dhe shprehin identitetin e tyre kombëtar.

Një mo’ment interesant si duket ka ndod’hur ne parlamentin e Serbisë, kur Shaip Kamberi thuhet se ka rra’hur nje polit’ikan Serb, menj’ëherë pasi ishte ngritur flamuri ne kuvend /Ju ftojme qe ta hapni marketingun per 5 sekonda dhe shfaqet lajmi

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

https://kosalb.net/shqiptari-shaip-kamberi-e-rrah-politikanin-serb-ne-parlamentin-e-serbise-e-ben-per-spital-video/

Në fakt, Kamberi në një fjalim në Kuvend të Serbisë ka thënë se Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakica.

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar nga disa media online rreth vendosjes së flamurit shqiptar nga ana e Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë.

https://abcnews.al/deputeti-shqiptar-vendos-flamurin-kuqezi-ne-mes-te-parlamentit-serb/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “kosalb.net” përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas verifikimit të bërë përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë artikull që pretendon se Kamberi ka ushtruar dhunë ndaj ndonjë politikani serb. Ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others