Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përpjekje për ndryshim të lajmit, përmes titullit dhe fotografisë

HIBRID

Artikulli me titull “Vjen lajmi i keq/ Javën që vjen mbyllet vendi ndaj behuni gati” është publikuar nga portali i dyshimtë “kosalb.net”.

Lajmi ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, ndërsa në një pjesë të fotografisë gjendet një pjesëtar i Policisë së Kosovës, e në pjesën tjetër është fotografia e specialistes së Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, Eugena Tomini.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, fotografia e pjesëtarit të policisë së Kosovës është vënë qëllimshëm nga ky portal i dyshimtë, në mënyrë që të nxiten lexues kosovarë me pretendimin se ky lajm ka të bëjë me Kosovën.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

Vjen lajmi i keq/ Javën që vjen mbyllet vendi ndaj behuni gati

Ndersa e paralajmeruan se kjo jave eshte vendimtare dhe do te kete masa shtese nese shifrat do te rriten, mesohet se Komiteti teknik i ekspertëve po diskuton mundësinë e aplikimit të masave të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen e virusit.

Burime pranë tyre bëjnë të ditur se ndër propozimet e hedhura nga ekspertët janë, mbyllja më herët se ora 22:00 e mbrëmjes e të gjitha aktiviteteve, ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore.

Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar, më 11 janar.

Megjithatë, çdo vendim që do të dalë nga komiteti do të bëhet publik në fillim të javës që vjen.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

https://kosalb.net/vjen-lajmi-i-keq-javen-qe-vjen-mbyllet-vendi-ndaj-behuni-gati/

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar nga mediumi online në Shqipëri “a2news.com”.

https://a2news.com/2020/12/11/te-tjera-masa-kufizuese-po-diskutohet-mbyllja-me-heret-dhe-zgjatja-e-pushimeve-ne-shkolla/

Analiza:

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka përdorur një lajm që ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, të cilit i ka vënë fotografi të pjesëtarit të policisë së Kosovës, në mënyrë që lajmi të duket se ngjarja ka të bëjë me Kosovën. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere