Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e bombardimit në Tel Aviv, e krijuar me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi që shfaq pamje të një bombardim masiv me pretendimin se bëhet fjalë për qytetin e Tel Avivit në Izrael.

Ky imazh me këtë pretendim është publikuar (17 qershor) nga një faqe në Facebook me emrin “KosovaLajm.net”.

Por, çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi në fakt është gjenerua nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Hibrid.info ka përdorur platformën për identifikimin e përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale, ‘HiveModeration’, por rezultatet nga vlerësimi i saj nuk tregojnë se fotografia është gjeneruar me këtë teknologji.

Facebook i ka vendosur kësaj fotografie përshkrimin që tregon se ajo është e ngjashme me një përmbajtje tjetër, e cila është trajtuar nga një kontrollues faktesh.

Pas hulumtimit me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, rezultatet nga vegla e motorit të kërkimit “Google” për fact-checking, tregojnë se kjo përmbajtje është e rreme dhe është trajtuar nga disa kontrollues faktesh (shih këtu).

Nga trajtimi që i ka bërë kësaj përmbajtje kontrolluesi i fakteve në gjuhën serbe “Istinomer.rs”, sqarohet se, imazhi mban nënshkrimin e artistit egjiptian Mhamad Yusif, i cili në disa raste ka konfirmuar se fotografia është gjeneruar me mjete AI.

Nga informatat në llogarinë e Mhamad Yusif në Facebook, tregohet se ai është dizajner grafik, ndërsa në një trajtim të platformës së kontrollit të fakteve në gjuhën spanjolle “Maldita.es” shkruan se, dizajneri egjiptian në një storje të postuar në Facebook, njoftoi se fotografia ishte krijuar nga IA (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se fotografia tregon një bombardim në Tel Aviv, nuk qëndron.

Fotografia është krijuar nga artisti egjiptian Mhamad Yusif me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe nuk paraqet një ngjarje reale nga Tel Avivi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere