Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i rremë për “ndarjen e 18 mijë eurove si ndihmë për deputetët e Kuvendit të Kosovës”

HIBRID

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një lajm, ku thuhet se deputetëve të Kuvendit të Kosovës do iu ndahen 18 mijë euro ndihmë për krizën që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Titulli që jep këtë lajm, nuk argumentohet me përmbajtjen e tekstit brenda artikullit. Përderisa përmes titullit thuhet se do të bëhet shpërndarja e kësaj, të ashtuquajture ndihmë, brenda në tekst flitet krejtësisht për një çështje tjetër, pra për pagat e deputetëve.

Pjesë nga artikulli i publikuar në Thedailybarta24.com:

T: Deputetve ju ndahet nje shume prej 18 mi euro Ndihmë’ për krizën e pandemisë, MENDIMI JUAJ?

Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.

Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur. Kjo për shkak të pandemisë e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që ishin planifikuar.

E kur ato thirreshin, shumë deputetë i bojkotonin dhe salla zbrazej pasi në shumë raste nuk kishte kuorum. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.

Vegëza e artikullit të botuar:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2379


Analizë:

Ky lajm posedon titull të rremë që nuk përkon me përmbajtjen e tekstit, ndërsa pas verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave kërkuese dhe rrjeteve sociale, ky informacion nuk ekziston dhe duket të jetë i sajuar. Ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezionformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere