Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se ngjarja ka ndodhur në Kroaci

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull që informon për vrasjen e pesë personave në një shtëpi të pleqve.

Teksti është publikuar sot (22 korrik) nga një faqe në Facebook me emrin “Gazeta Prishtina”.

Çka nuk shkon me artikullin?

Hibrid.info ka gjetur se vendndodhja e lajmit bëhet e ditur vetëm në përmbajtje të lajmit, më saktësisht në hyrje.

Pse trajtohet pretendimi?

Në faqen ku është publikuar teksti tregohet se portali gjendet në Kosovë dhe është në gjuhën shqipe (këtu). Mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca të mendojë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Ueb-faqja e publikuar në faqen në Facebook nuk është aktive (këtu) ndërsa portali, përmbajtjen e të cilit e ka publikuar kjo faqe, nuk është gjetur i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit në Kosovë (ARBK) (këtu).


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Gazeta Prishtina” në Facebook:

https://archive.is/MCu72


Përmbajtja është publikuar me mbishkrimin “Masakër një person futet në shtëpinë e pleqve, vret pesë persona”, titull të cilin e mban edhe artikulli i publikuar, që shfaqet pas klikimit (shih këtu).

Vendndodhja e lajmit tregohet vetëm në kre, kur thuhet se “Pesë persona janë vrarë sot në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar të Kroacisë”, që konfirmohet edhe në titullin e artikullit të portalit “insajderi.org”, të cilit i është referuar publikimi i “Gazeta Prishtina” (shih këtu).


Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Kroaci, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj nga mediat e huaja, të cilat e kanë raportuar dhe kanë konfirmuar atë që ndodhi aty (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për vrasjen e pesë personave në një shtëpi të pleqve është korrekt.

Por, në titull të këtij artikulli nuk tregohet se ngjarja ka ndodhur në Kroaci.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere