Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vjetër: nuk bëhet fjalë për ndeshjen e fundit

HIBRID

Disa media në gjuhën shqipe dje kanë postuar një fotografi në faqet e tyre në Facebook, duke lënë të kuptohet se kjo shkrepje paraqet një moment komunikimi mes futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Aleksandar Mitroviq.

Postimi në Facebook është bërë në mes orës 21:21-22:00 duke u ilustruar me fotografi ku paraqiten futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe ai i asaj të Serbisë, Aleksandër Mitroviq, duke diskutuar, që lë për t’u nënkuptuar se pamjet janë nga ndeshja e mbrëmshme (2 dhjetor 2022) në kuadër të Botërorit 2022.

Megjithatë, duket se një komunikim i tillë mes këtyre dy futbollistëve nuk ka ndodhur në ndeshjen e fundit mes dy kombëtareve.

Vegëza e postimeve të bëra nga mediat serbe:

https://www.facebook.com/GazetaBlicSport/posts/pfbid0edWpzzYtFAqPmDxztBgcMY7w5HaNi6Wb853c6a9JtFEnkpRw7JZP1NNY9mTU7yRsl?__cft__[0]=AZUTDSGNMbRwTEVgs4Q_bXQtjSqAIO7YY4ebw-8cU4D_Am9ILg4yXF1Eav5uFKruLIrZTNvtmPNP3E8tKLvSND486hi2KWJeZNjuTfY-8nOZL9pYxy-Myh3rWApIM1Fww1Q&__tn__=%2CO%2CP-R

https://www.facebook.com/paparaci.al/posts/pfbid02YyzX4jZWo1YWVy4J2EinnNcnf1Ln5cS1EXy7CtcBB4qXft854ZHHyMB3SpfMtrEDl?__cft__[0]=AZVLPcwVLiXypIaL2LSREMPXB77RvBt_XRDpSQMZLy1ZcO6y1vgyn4ddSVq0EN1K6zpob4PlpCcPNuF8GMdyLp5K8HziKUt9p_wVEdROqciHh8NPB9j9NRhAjg37Zj5e3ww&__tn__=%2CO%2CP-R

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0bYdQXnewjcG3suskXuvJ1SLHeHuZgvaKde2yy5h5h5mWgeBQmedsVHCwxXUuzwBkl&id=100087228952206&__cft__[0]=AZWBnrCqOXyz-dg5X9XFbJwlw4JnMZQxOeSfqhcqLESUXF5S8AqSsSuO6Rq47mDSOcWuFqXXrMIhtBKqQoz-lRN7txTlrel32gUipgCx-J9DD05HiANMI9GOQJo6IRJhCko&__tn__=%2CO%2CP-R


Pas kërkimeve të bëra online hibrid.info, nuk ka gjetur fotografi nga ndonjë diskutim në mes Shaqirit dhe Mitroviqit në ndeshjen e mbrëmshme. Hibrid.info ka gjetur se fotografia e përdorur në këtë postim është e ndeshjes së kampionatit botëror të vitit 2018.

Postimet e bëra  nga disa media në gjuhën shqipe, e ilustruar me fotografi në kohën përderisa zhvillohej ndeshja, ngrisin dilemën se një diskutimi i tillë, ndërmjet dy futbollistëve është bërë në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të kampionatit botëror “Katar 2022”.

Pa verifikimit të fakteve, fotografia del të jetë bërë gjatë ndeshjës që po zhvillohej 4 vjet më parë, pra në kuadër të kampionatit botëror në vitin 2018. Ndërsa, disa media në gjuhën shqipe janë munduar ta paraqesin si të jetë nga ndeshja e mbrëmshme (2 dhjetor 2022).


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe në llogarinë e tyre në Facebook kanë postuar një fotografi ku shihen futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe ai i Serbisë, Aleksandar Mitroviq duke diskutuar.

Koha (gjatë zhvillimit të ndeshjes, rreth orës 21) kur është postuar kjo fotografi ka ngritur dilemën se ky diskutim ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë (2 dhjetor) ndërmjet këtyre dy kombëtareve.

Hibrid.info, pas verifikimit të bërë ka gjetur se fotografi është nga ndeshja e zhvilluar në kuadër të kampionatit botëror “Rusia 2018”.

Në baza të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson se ky pretendim nuk qëndron dhe klasifikohet si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere