Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka thënë se Edi Rama u tregua pro-serb ndaj Kosovës

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook që publikojnë artikuj dhe postime me përmbajtje në gjuhën shqipe, me datë 13 dhe 14 qershor kanë postuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me mbishkrimin “Albin Kurti: Kosova jeton edhe pa Edi Ramën, ai u tregua pro serb ndaj Kosovës. Nuk e kisha imagjinuar”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info nuk ka gjetur një deklaratë të tillë të bërë nga shefi i qeverisë së Kosovës, ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.


Vegëzat e postimeve të publikuara në Facebook nga faqet “Gazeta Rilindja”, “Marimanga”, “Gazeta Ditore”, “Gazeta ABC” dhe “Rilindja”:

https://www.facebook.com/RilindjaGazeta/posts/pfbid02D9TqnieUnVAfu6kCwt7yLqrKgKzigeT2QWCbxY2GJV98SypL36toiwm9TLu8mA6Ll

https://www.facebook.com/marimangat1/posts/pfbid05EzzF9AkvFKzJSgbLS1XL8MiktCDv4uKGEkvHBWmQFjSKnrREgoWCrtuRFfBHVMal

https://www.facebook.com/AktualeOfficial/posts/pfbid0RPz7nVrNBt2vK1R3t8xD6QuUHbYX8vKSQTK8SHuroddAhk7SwGZFQKwmMQH34WEpl

https://www.facebook.com/abcgazeta/posts/pfbid02XVVqtYfmjEmtc5e8NHgfvzcL7dMakgHMGNAEV64hDu8aTgZwQaFPcKKeJrCRMVxMl

https://www.facebook.com/RilindjaInfo/posts/pfbid05rbxUSrPQYG1EHifyhV7pgHC6Ej7yrcEYqwGYmT7MhWSVxxG3SAZYbrDrBN61k4ul


Në asnjë medium online nuk është arritur të gjendet e publikuar një deklaratë e tillë nga Kurti.

Gjithashtu, e njëjta nuk figuron as në llogaritë zyrtare të shefit të qeverisë së Kosovës në mediat sociale si, Facebook e Twitter. (shih këtu dhe këtu)


I vetmi reagim i Kurtit ndaj Ramës gjatë ditëve të fundit është lidhur me draft statutin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, për të cilin i pari i qeverisë së Kosovës është shprehur se në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Rama duhet të ketë draft për shqiptarët në Luginë të Preshevës. (shih këtu)

“Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson që propozimi i tij për Draftstatutin është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë unë çka propozojë është që kryeministri Rama këtë draft për pakicat kombëtare t’ja propozojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më së largu në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka theksuar Kurti, shkruan “KosovaPress.com”.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqet e lartcekura në Facebook kanë publikuar një deklaratë të rreme me pretendimin se Kurti është shprehur se Edi Rama u tregua pro-serb ndaj Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim nga faqet në Facebook si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere