Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nga Kuvendi i Shqipërisë vendoset gabimisht për një ngjarje në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Florida Maliqi

Është publikuar një artikull rreth shënimit të `Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës`.

Por në këtë rast fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes dhe nuk i korrespodon ngjarjes së ndonjë aktiviteti arsimor në Kosovë.

Fotografia që ilustron tekstin është një foto që është marrë në internet dhe është foto që ilustron një aktivitet parlamentar në Shqipëri.

Artikulli është publikuar me datë 13 nëntor nga portali informativ “gazetaexpress.com”.

Çka nuk shkon me këtë fotografi?

Hibrid.info ka verifikuar autenticitetin e kësaj fotoje dhe ka gjetur se ajo nuk i përket ngjarjes për të cilën është raportuar. Fotoja që ilustron tekstin është foto e Komisionit hetimor parlamentar të Shqipërisë për koncesionet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up (kontroll mjekësor). (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë fotografitë autentike të kësaj ngjarje, të publikuara në Facebook në faqen zyrtare të Qendrës për Arsim e Kosovës (KEC). (shih këtu)


Analiza:

Përmbajtja që pretendon se ofrohet  foto nga një aktivitet që shënon javën e arsimit në vend, në fakt  është fotografi nga një ngjarje tjetër në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi të vendosur në artikull si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Ky artikull është përgatitur si pjesë e projektit ‘Kundër Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental’, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Artikulli është verifikuar nga ekipi i Hibrid.info dhe ekspertët e angazhuar për të siguruar përputhjen me metodologjinë tonë për verifikimin e fakteve. Ky artikull përmban verifikime të mirëfillta, por nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Hibrid.info apo të Ambasadës së SHBA-së.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere