Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet një dorë reale nën gërmadha, është vepër artistike

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Nga bombardimet izraelite nën gërmadhat në Palestinë u gjet kjo dorë”, mban përshkrimin një postim i publikuar në Facebook.

Postimi u publikua me datë 6 prill nga faqja “Lajme Nga Bota”.

E vërteta?

Megjithatë, pas një verifikimi të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë.


Duke përdorur mjetin e verifikimit të imazheve “InVID”, është zbuluar se fotografia nuk paraqet një dorë reale të gjetur nën rrënoja, por është në fakt një vepër artistike. Kjo dorë është krijuar nga artistja me emrin “artbyalizah”.

Në llogarinë e saj në TikTok mund të shihet videoja ku paraqitet kjo vepër artistike, së bashku me forma të tjera të ngjashme të duarve. (këtu)

Deri në trajtimin e këtij postimi të publikuar në Facebook, i njëjti ka arritur të grumbullojë mbi 180 reagime, 5 komente dhe 5 shpërndarje. (shih këtu)


Analiza:

Një postim në Facebook pretendon se një dorë e gjetur nën gërmadhat në Palestinë është rezultat i bombardimeve izraelite.

Pas verifikimit nga Hibrid.info, është zbuluar se ky pretendim është i rremë. Imazhi në fjalë nuk është i vërtetë, por një vepër artistike e krijuar nga një artiste.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere