[email protected]
Nuk ka propozim për 130 euro ndihma
shape
shape
shape

Portali dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se më 25 dhjetor do të ndahen nga 130 euro ndihma për qytetarët e një moshe të caktuar.

Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet propozimi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazemend Syla, i cili përmes rrjetit social Facebook më 21 qershor, kishte bërë një propozim për rimëkëmbjen e gastronomisë.

Ai kishte propozuar që qeveria të ndajë nga 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim që të ringjalljes së këtij sektori, për të cilin thotë se punëson dhjetëra mijëra qytetarë.

Portali ‘gjithckafresh.info’ ka përdorur këtë propozim të vjetër të Sylës, të cilit i ka vënë titull të rremë. Gjithashtu, ka ndërhyrë edhe në tekst duke e ndërruar shumën e kërkesës nga 100 euro në 130 euro.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

Me 25 Dhjetor të gjithë qytetarët e kësaj moshe që kan llogari bankare do marrin 130 Eur ndihmë nga shteti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka bërë një propozim për rimëkëmbjen e gastronomisë.

Syla tha se shteti duhet të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e triskave për qytetarët në vlerë prej 130 eurosh.

Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 130 euro për familje. / Hap marke tingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/2312?fbclid=IwAR1qJyN3xJEAI8W1nAyVRoKUGPvRqC41F4KGMZgFmaERfCe43nnY6NKURYU

Më poshtë mund të gjeni propozimin e Gazmend Sylës lidhur me rimëkëmbjen e gastronomisë (21 qershor 2020).

https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/4062322927143717


Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka përdorur një shkrim të vjetër, të cilin e ka publikuar me pretendimin që të duket si aktual, duke i vënë titull të rremë. Poashtu ka ndërhyrë edhe në tekst duke ndryshuar shumën e propozuar nga 100 në 130 euro. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others