Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Gabimi i mediave dhe grupeve në Facebook: Imazhi i fotoreporterit duke qarë nuk ndërlidhet me largimin e Messi-t nga Barcelona

HIBRID

Fotografia me imazhin e një fotografi duke qarë gjatë kohës kur është duke shkrepur me fotoaparatin e tij, po vazhdon të përdoret për ngjarje të ndryshme. E fundit ka qenë momenti kur futbollisti ikonik i klubit të Barcelonës, Lionel Messi, publikoi largimin e tij nga ky klub.

Disa media online në Kosovë dhe grupe në Facebook, e kanë publikuar fotografinë e Messi-t duke qarë në konferencën për gazetar, kur e dha lajmin për largim, së bashku me fotografinë me imazhin e fotografit duke qarë. Përmes këtij kolazhi të fotografive, është pretenduar të paraqesin se gjoja fotoreporteri në fotografi, po qanë për largimin e Messi-t, gjatë kohës kur po e shkrepte aparatin në konferencë. Por ky pretendim del të jetë i pavërtetë. Personi në imazh rezulton të jetë një fotograf irakian i cili u fotografua duke qarë në janar të vitit 2019, pasi kombëtarja e shtetit të tij u eliminua nga Kupa Aziatike.

Postimet e mediave online dhe grupeve në rrjete sociale, që pretendojnë se fotoreporteri qante për largimin e Messi-t nga FC Barcelona:

https://www.facebook.com/periskopi/posts/376824020682554

https://www.facebook.com/ministrialajmeve/posts/896152367636801

https://www.facebook.com/barcelona.klubi.im/posts/821797818700823


Pretendime të rreme me imazhin e këtij fotografi irakian, ishin bërë edhe më herët. Disa postime në rrjete sociale kishin pretenduar se kjo fotografi është bërë në kohën kur policët izraelit e kishin rrethuar xhaminë “al-Aqsa” në Jerusalem.

Mirëpo një gjë e tillë ishte mohuar nga kontrolluesit e fakteve nga “Reuters”. (shiko këtu)


Në fakt, në postimin e bërë nga profili zyrtar i “Kupa e Azisë” në futboll (AsianCup) në Twitter, sqaron se ky fotograf kishte qarë, pas eliminimit të kombëtares irakiane në futboll në kualifikime për këtë kampionat. Kjo fotografi ishte kapur gjatë ndeshjes së raundit të 16-të, mes Irakut dhe Katarit, të cilën Katari e fitoi me rezultat 1-0, duke i përjashtuar ata nga kjo garë.

Postimi i “AsiaCup” në Twitter:


Kjo fotografi u shpërnda në Twitter më 24 janar 2019 edhe nga llogaria zyrtare e faqes sportive “Sport360 Arabiya” me mbishkrimin që pajtohet se ky është një fotograf irakian që qan sepse skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Azisë. (Shiko këtu)


Analiza:

Nga fatet e kontrolluara nga hibrid.info, rezulton se pretendimi i tyre se gjoja fotoreporteri po qanë për largimin e futbollistit argjentinas, Lionel Messi, nga FC Barcelona, është i pavërtetë. Mediat dhe udhëheqësit e grupeve, duke se e kanë përdorur këtë kolazh të fotografi, pa e verifikuar autenticitetin e tyre. Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Përmbajtje të pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere