Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Gashi nuk ka thënë se “Liberalizimi i vizave bëhet vetëm nëse fiton LDK-ja”

HIBRID

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar një artikull me titull “Arben Gashi :Liberalizimi i vizave behet vetem nese fiton LDK-ja”.

Pas verifikimit dhe hulumtimit të bërë përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, del që një deklaratë e tillë, nuk është bërë nga ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Si rrjedhojë e saj, rezulton se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar nga “mitrovicapress.com”:

Shefi i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi gjate konferences se sotme ka berë me dije se qytetaret e Kosoves do te levizin pa viza nese LDK fiton zgjedhjet.

Gashi tha: “Unë jam i bindur për këto fjalë, kemi mbeshtetjen e gjitha shteteve si Amerika, Gjermania e Franca, ne fillim te nentor levizim pa viza.” Happeni happsiren e më p00shtme.ndiqnii pamjeet

Vegëza e artikullit të publikuar nga “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/1595?fbclid=IwAR1Ummn3eiFy_FYjusBSgx5AO6nX27ByMnhWWFQLonpv80lWUi0xHTdzY3U


Analiza:

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, dhe analizës së tyre, ky shkrim përmban lëshime dhe indikator jo-profesional që mund ta kategorizojnë atë si ‘lajm i rremë’, ‘dezinformatë’ dhe ‘clickbait’.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere