Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Përmbajtja në fjalë është e gjeneruar nga inteligjenca arificiale (IA).

Publikohen imazhe që shfaqin Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës duke shtrënguar duart në një takim me Donald Trump, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së).

Përmbajtja është publikuar në Facebook dhe TikTok nga disa llogari (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Çka nuk shkon më këtë përmbajte?

Përmbajtja në fjalë është e gjeneruar nga inteligjenca arificiale (IA).

Hibrid.info ka kontrolluar në llogarinë në Facebook të kryeministrit Kurti (shih këtu). Nga postimet e publikuara gjatë tri ditëve të fundit, është vërejtur se Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrimi i tij në SHBA është në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet që zhvillohen në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Megjithatë, në postimet e publikuara, në të cilat paraqiten takimet e tij me liderë dhe përfaqësues politikë të disa shteteve, nuk është gjetur asnjë postim që konfirmon një takim me presidentin Trump.

E njëjta konfirmohet edhe pas kontrollit në faqen në Facebook të Qeverisë së Kosovës (shih këtu).


Më pas, hulumtimi ka vijuar përmes makinës së kërkimit “Google”, duke përdorur fjalët kyçe “Albin Kurti takohet me Donald Trump” (shih këtu).

Përveç disa raportimeve që bëjnë të ditur se Kurti pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, si dhe artikujve që raportojnë për takimin e tij gjatë kësaj jave me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, rezultatet e kërkimit nuk shfaqën burime kredibile që konfirmojnë një takim mes Kurtit dhe Trumpit.


Për shkak se burimet institucionale dhe ato kredibile të informimit, nuk konfirmonin takimin e pretenduar, hibrid.info kontrolloi vërtetësinë e imazhit të publikuar, pwrmes “HiveModeration.com”.

Analiza përmes kësaj platforme online, që kontrollon nëse përmbajtjet janë të gjeneruara nga IA, ka shfaqur probabilitet të lartë që ky imazh të jetë gjeneruar nga kjo teknologji.

Se gjasat që ky imazh të jetë gjeneruar nga IA janë të larta, e konfirmojnë edhe analizat e kryera përmes dy platformave të tjera të detektimit të imazheve të gjeneruara me IA, “ZeroGPT.com” dhe “DeepAI.org”.

Analiza

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe se imazhet e publikuara paraqesin këtë takim, është i pabazë.

Hibrid.info ka kontrolluar llogaritë zyrtare të kryeministrit Kurti dhe të Qeverisë së Kosovës, si dhe ka kërkuar në burime kredibile për një takim mes Kurtit dhe Trumpit. Këto kërkime nuk kanë rezultuar me raportime kredibile që konfirmojnë se një takim i tillë ka ndodhur. Në ndërkohë, burimet e disponueshme raportojnë për takime të Kurtit me zyrtarë të tjerë amerikanë dhe liderë ndërkombëtarë gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, përfshirë takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ndërkaq, imazhi i publikuar si dëshmi e takimit Kurti–Trump është analizuar përmes platformave që detektojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Analizat e kryera përmes “HiveModeration.com”, “ZeroGPT.com” dhe “DeepAI.org” kanë treguar probabilitet të lartë që imazhi të jetë i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, kjo përmbajtje vlerësohet si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere