Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

“Glauk Konjufca braktis VV-në” lajm i pavërtetë

HIBRID

Artikulli me titull “LAJMI I FUNDIT: Glauk Konjufca braktisë VV-në , ja detajet!!”, është publikuar nga portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com”.

Ky artikull përmban titull të sajuar dhe përmbajtje të vjetër. Gjithashtu, vërehet se ka shpërputhje mes asaj që thuhet në titull dhe përmbajtjes së artikullit.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 14 dhjetor 2019 dhe nuk ka të bëjë me largimin e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosja, por me largimin nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Teksti i artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

LAJMI I FUNDIT: Glauk Konjufca braktisë VV-në , ja detajet!!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dalë nga kryesisë së kësaj partie.

Ai nuk pranoi të prononcohet për media rreth detajeve se çka u bisedua, por vetëm tregoi se mbledhja është duke vazhduar. Konjufca tha se i është dashur të dalë pasi pati obligime të tjera. Nga mbledhja është parë duke dalë edhe Liburn Aliu, anëtar i VV-së, por ai nuk foli para mediave.Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka dalë nga kryesisë së kësaj partie./ Ju ftojmë të hapni markentingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar nga GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/lajmi-i-fundit-glauk-konjufca-braktise-vv-ne-ja-detajet/

Në dhjetor të vitit të kaluar, Glauk Konjufca së bashku me anëtarin tjetër të Vetëvendosjes, Liburn Aliun kishin lëshuar mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar nga disa media online në kohë reale:

https://ekonomiaonline.com/politike/konjufca-dhe-aliu-dalin-nga-mbledhja-e-kryesise-se-vv-se/

Analiza:

Artikulli i publikuar në GazetaProgresi.com përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Po ashtu, lajmi është i vjetër dhe nuk ka të bëjë me largimin e Konjufcës nga Vetëvendosja. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere