Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi me titull “Xhandarmëria serbe futet në brendi të Kosovës”, është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Xhandarmëria serbe futet në brendi të Kosovës, imami i xhamisë jep alarmin”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info del që ky artikull është i vjetër, i publikuar më 27 shtator 2019.

I njëjti artikull është publikuar sot (1 korrik) nga portali i dyshimtë “readkoala.com”, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Xhandarmëria serbe pa asnjë pengesë është parë tek xhamia e Sllubicës në brendi të territorit të Kosovës. Imami i xhamisë Jusuf Mustafa tha se ata ishin pesë veta dhe të ar mat osur.

Xhandarmëria serbe vazhdon të provokojë banorët dhe të shkel vijën kufitare me Kosovën. Këtë të mërkure xhandarmëria serbe rreth orës 17 e 50 minuta është parë duke patrulluar tek xhamia e Sllubicës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/01/xhandarmeria-serbe-futet-ne-brendi-te-kosoves-imami-i-xhamise-jep-alarmin/?fbclid=IwAR1qtjhlKZm90z8Bm5rxHwXaZza0er0zCxb7MwlOsW92ilLIPAuzPynhVSQ

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinës së kërkimit “Google.com”, është gjetur se ky artikull është i vjetër dhe i njëjti është publikuar në më 27 shtator 2019.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “rajonipress.com”.


https://rajonipress.com/xhandarmeria-serbe-hyn-ne-brendi-te-kosoves-shihet-tek-xhamia-e-sllubices/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere