Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Haradinaj nuk ka thënë – “Kosova nuk është shtet Islamist e as Mysliman”

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Reagon Haradinaj: Kosova nuk është shtet Islamist e as Mysliman nuk jemi ndoshta”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli i publikuar nga “specialja.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Ndërsa lajmi rezulton të jetë i vjetër, i cili është publikuar në shkurt të vitit 2018.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, atëkohë Kryeministër i vendit, kishte realizuar një intervistë për emisionin e njohur të BBC-së, “Hard Talk”. I pyetur nga gazetari Stephen Sackur nëse shteti i Kosovës përballet me paragjykime nga vendet e Bashkimit Evropian, për faktin se shumica e popullsisë i takon besimit islam, ai është përgjigjur “jo”, duke shtuar se “Ata evropianët e dinë se kush jemi. Ne jemi popull i Nënës Terezë, Skënderbeut, Rita Orës, Dua Lipës”.

Pra, Haradinaj nuk kishte thënë se ‘Kosova nuk është shtet islamist e as mysliman’, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/27/reagon-haradinaj-kosova-nuk-eshte-shtet-islamist-e-as-mysliman-nuk-jemi-ndoshta/?fbclid=IwAR3vCvtMbXc9qwvIAGHL4lrqhy99mNJp1xB53hpfblY4TfuYe60ovZOZL-I

Më poshtë mund të lexoni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga “indeksonline.net”:

https://indeksonline.net/haradinaj-pyetet-per-paragjykimet-ndaj-kosoves-myslimane-kjo-ishte-pergjigja-e-prere-e-tij/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër të publikuar në shkurt të vitit 2018, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere