Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se gjatë lyerjes së murit afër urës së Ibrit, u mbulua me ngjyrë flamuri i Serbisë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U pretendua se dje (8 gusht) zyrtarët që po e lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër, kanë mbuluar me ngjyrë edhe flamujt e Serbisë, të cilët ishin të vizatuar në atë pjesë.

Ky pretendim u ngrit nga mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com”.

Çka gjeti hibrid.info lidhur me këtë pretendim?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info vërtetoi se në murin afër urës kryesore mbi Ibër, nuk kishte të vizatuar flamuj serb.

Gjithashtu as në videon e publikuar nga vet portali “Kosovo-Online.com” nuk paraqiten pamje që dëshmojnë se gjatë lyerjes së këtij muri, ishin mbuluar me ngjyrë edhe flamujt serb.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovo-Online.com”:

https://archive.ph/4WSVG


Në videon e publikuar nga Kosovo-Online.com, vërehet se në murin afër urës kryesore në Ibër nuk figuron i vizatuar asnjë flamur i Serbisë. (shih videon këtu)

Ndërsa lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Kosovës, duke njoftuar se punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “severna brigada”, të cilat ishin në shesh afër urës. (shih këtu)

Pra, as pamjet vizuele e as Policia e Kosovës nuk thonë se në këtë mur kishte të vizatuar flamuj serbë, siç pretendon “Kosovo-Online.com”.


Përveç portalit “Kosovo-Online.com”, pretendim të rremë për mbulimin me ngjyrë të flamurit serb kishte edhe nga Lista Serbe e Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. (shih këtu dhe këtu)


Kontekst

Dje (8 gusht) u zhvillua një debat ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”. (shih këtu)

Qeveria e Kosovës, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafik.

Kjo shtyri serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut që të protestonin.

Policia e Kosovës njoftoi se disa persona të nacionalitetit serb që ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë të Veriut kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “severna brigada”, të cilat ishin në shesh afër urës.

PK njoftoi se këta persona janë shoqëruar në stacion policer dhe pas intervistimit janë liruar.


Analiza:

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com” ka pretenduar se gjatë lyerjes së një muri afër urës në Ibër, janë mbuluar me ngjyrë edhe flamuj serbë, të cilët ishin të vizatuar në atë pjesë.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar edhe në videon e publikuar nga mediumi i lartcekur, vërehet se në atë mur nuk kishte të vizatuar flamur serb.

Po ashtu, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në atë pjesë janë pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “Severna Brigada”.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

“Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere