Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Hoti nuk ka dhënë premtim për rritje të pagave

HIBRID

Artikulli me titull “Kryeministri Hoti: Me qeverisjen tonë rroga minimale në Kosovë do te jete 800 euro” është publikuar nga portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas verifikimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë deklaratë të tillë nga kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Teksti i artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”:

Kryeministri Hoti: “Me qeverisjen tonë rroga minimale në Kosovë do te jete 800 euro

Kryeministri Hoti: “Me qeverisjen tonë rroga minimale në Kosovë është 800 euro”

Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti ka thene se Qeveria e tij Hoti po bën punë shumë të mirë në këto 100 ditë e para. Ai tha se janë punësuar rreth 80 mijë të rinjë.

Avdullah Hoti tha “Rroga minimale në Kosovë momentalisht është 800 euro, pritet akoma të rritet në muajt e arshshëm dhe kjo fal Qeveris Hoti.”

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/5328?fbclid=IwAR2s5x4W9bIY_0mdIKUIAWKFYueUNBn5TBz83m1_UFPO_Ll4rk0qnfaA74U


Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” e ka sajuar këtë shkrim të cilin e ka publikuar sot më 8 janar. Pas analizën së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim është i rremë, pasi i njëjti nuk është gjetur në asnjë media tjetër kredibile dhe si rrjedhojë ky artikull kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere