[email protected]
Hyseni nuk ka thënë “Albini gaboi që refuzoi Vuçiqin, unë të isha në vend të tij do isha takuar”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Skenderi Hyseni: Albini gaboi që refuzoi Vuçiqin, unë të isha në vend të tij do isha takuar”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Hyseni më 28 prill ishte i thirrur në emisionin Pressing në televizionin T7, ku foli rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para mediave në Bruksel, se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Por, ai asnjëherë nuk tha se Albin Kurti ka gabuar që ka refuzuar të marrë pjesë në atë takim, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Ish-Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para mediave në Bruksel, se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Hyseni në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se e mirëpret këtë deklaratë të tij, mirëpo sipas tij, kjo nuk mjafton pasi këto duhet të thuhen në tavolinën e bisedimeve dhe jo para kamerave. “E mirëpres atë që e ka thënë sot në Bruksel, por nuk mjafton ajo duhet të thuhet në tavlionë, sepse nuk zgjidhet statusi i Kosovës, me gjithëe respektin në komunikim me gazetarët apo para kamerave, por këto cështje zgjidhen në tavolinë të bisedimeve, e aty duhet të thuhen e pastaj të thuhen kamerave)”, tha Hyseni.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/04/30/skenderi-hyseni-albini-gaboi-qe-refuzoi-vuciqin-une-te-isha-ne-vend-te-tij-do-isha-takuar-2/?fbclid=IwAR3tBoAF5DMe-z3PN2AsMXHNfSLy1SKd041vx0yvL8X6U-ub_guzBzTztmY

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e emisionit “Pressing”. Rreth kësaj çështje, Hyseni flet në minutën e 17-të. Por, në asnjë rast Hyseni, siç mund të shihet, ai nuk tha që “Albini gaboi që refuzoi Vuçiqin, unë të isha në vend të tij do isha takuar”, siç pretendohet në titull.



Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një koment të Skënder Hysenit lidhur me refuzimin e Kurtit për takimin e parashikuar të mbahet me 11 maj me presidentin e Serbisë, Vuçiq në Bruksel. Këtij artikulli i është vënë titull i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit, pasi pretendohet rrejshëm që Hyseni ka thënë se “Kurti ka gabuar që ka refuzuar takimin dhe se po të ishte në vend të tij do ta pranonte atë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others