Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i pretendimit të rremë: Kurti nuk ka vendos t’i dërgojë trupat e FSK-së në Ukrainë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” e ka publikuar një artikull me titull të rremë me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ta dërgojë ushtrinë në Ukrainë për t’u ndihmuar atyre në luftën kundër Rusisë.

Hibrid.info ka verifikuar këtë artikull dhe është vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi është i vjetër, i publikuar nga portali “Indeksonline.net” me datë 9 dhjetor, rreth një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte shprehur i gatshëm të dërgojnë ushtarë të FSK-së në Ukrainë, nëse këtë gjë e kërkon NATO, pas konfliktit Ukrainë-Rusi.

Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/11453?fbclid=IwAR02QUm1uutFttCBM76qPitmDFGNgmohffuP-BY6m51vHNCrS_yEKI4Dzc8
https://banglarreporter.com/archives/11453?fbclid=IwAR02QUm1uutFttCBM76qPitmDFGNgmohffuP-BY6m51vHNCrS_yEKI4Dzc8


Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”. Nga komentet e bëra në këtë postim, shihet se lexuesit e kanë marr këtë si informatë të mirëqenë. (shih këtu)

No description available.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar më 9 dhjetor nga portali “indeksonline.net”, i cili edhe është cituar nga portali i dyshimtë “banglarreporter.com” (shih këtu).


Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe më herët nga disa portale tjera të dyshimta, të cilat gjithashtu janë trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një artikull i vjetër me titull të sajuar që pretendon se Kurti ka marrë vendim ta dërgojë ushtrinë e Kosovës në luftë në Ukrainë, po vazhdon të publikohet nga portale të dyshimta.

Këtë herë ky artikull është shpërndarë nga portali “banglarreporter.com”. I njëjti është shpërndarë në muajin dhjetor 2021 dhe në shkurt të këtij viti nga portalet e dyshimta si “News87media.com” dhe “Timenews24hr.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere