Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Imazhet nuk paraqesin minatorët e Trepçës duke ngrënë syfyr, por janë realizuar në Turqi

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (11 mars) dy fotografi në të cilën shihen disa minatorë duke ngrënë ushqim.

Në përshkrimin e këtyre fotografive, shkruan “Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se imazhet nuk paraqesin minatorët e Trepçës, por se ato janë realizuar në një minierë në Turqi.


Vegëzat e postimit të fotografive nga disa faqe në Facebook:

(Pernime, kosovolajm.net, Bota e lajmeve, Televizioni SuperSky)

(Gazeta Plisi, Mitrovica Sot)


Pas kërkimit të bërë përmes programeve të automatizuara, hibrid.info ka gjetur se fotografia e parë qarkullon në internet që nga viti 2017, ndërsa e dyta është e vitit 2019.

Fotografia e parë është gjetur në një faqe në Facebook në gjuhën turke “Zonguldak Merkez Yayla İlk Öğretim okulu Mezunları” që mban mbishkrimin “Hayırlı ve bereketli iftarlar.”, që në gjuhën shqipe përkthehet “Iftar i mirë dhe i frytshëm”. (shih këtu)

Ndërsa, fotografia e dytë është shkrepur nga Anadolu Agency (AA) dhe është gjetur e publikuar në mediumin britanik “The Guardian” më datë 29 shtator 2019.  Fotografia mbanë mbishkrimin “Minatorët hanë vaktin e parë para agimit të Ramazanit në një minierë qymyri në Kilimli- Zonguldak (Turkey)”. (këtu)


Analiza:

Në bazë të kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se janë publikuar fotografi të minatorëve në Turqi, duke pretenduar se në të paraqiten minatorët e Trepçës gjatë ngrënies së syfyrit në një thellësi mbi 800 metra.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këto postime si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere