Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Murali i Kamala Harrisit s’është në Prishtinë, por në Atlanta të ShBA-së

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Në Prishtinë u ngutën para se ta shihte Trumpi”, mban mbishkrimin një video e publikuar në “Telegram”, i përcjellë me një emotikon duke qeshur me lot.

Në këtë video shfaqet një person duke e lyer me ngjyrë një mural që paraqet portretin e kandidates demokrate për presidente të ShBA-së, Kamala Harris.

Përmbajtja u publikua më 9 nëntor në “Telegram” nga kanali në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORIDOR).

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se videoja nuk është realizuar në Prishtinë, siç pretendohet, por në Atlanta (ShBA).


Hulumtimi i kryer online nga hibrid.info ka gjetur videon e njëjtë të publikuar në X (ish-Twitter) nga llogaria “The Art Of Dialogue”.

Në përshkrimin e kësaj videoje shkruan “Kamala Harris’s mural is being painted over in Atlanta following her election loss”, që në shqip përkthehet “Murali i Kamala Harrisit po mbulohet në Atlanta pas humbjes së saj në zgjedhje”.

Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar edhe mediumi në gjuhën angleze “TheMirror.us”. Në përmbajtje të këtij artikulli qartësohet se murali u realizua në Atlanta.


Analiza:

Një llogari në gjuhën serbe në “Telegram” ka publikuar një video-material në të cilin shihet murali me portretin e kandidates demokrate për presidente në ShBA, Kamala Harris. Përmes kësaj videoje, pretendohet se ky moral u realizua në Prishtinë dhe se e i njëjti është duke u lyer me ngjyrë.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se pretendimi është i rremë. Hibrid.info ka gjetur se murali ishte realizuar në Atlanta të ShBA-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të bërë në “Telegram” si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere