[email protected]
Publikohet lajm i vjetër që nuk ka të bëjë me Kosovën
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe newstoday74.com ka publikuar një artikull me titull “Ndryshon mosha e pensionit : Ja sa vjec do te dalin tani burrat dhe grate”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët e Shqipërisë.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë, shumicën e artikujve i ka për Kosovën, mund të dezinformojë lexuesit se lajmi është aktual dhe ka të bëjë me pensionistët kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç. Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vjeçare.

Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/10/10/ndryshon-mosha-e-pensionit-ja-sa-vjec-do-te-dalin-tani-burrat-dhe-grate/?fbclid=IwAR0-66b3rk_tqgewhNfra3KmsGoLELztVZp2BkXlhcGtCeToxRmwxYwAvg4

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=231053735722527&id=100064537060174


Gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka gjetur se teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “newstoday74.com” është marrë nga përshkrimi i një storie në Youtube e publikuar nga televizoni i Shqipërisë “Report TV”.

https://www.youtube.com/watch?v=VG4Qh-HtkLw

Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Lajmi ka të bëjë me pensionistët në Shqipëri, dhe duke e ditur se ky portal shumicën e lajmeve i ka për Kosovën, atëherë shumë lehtë mund të dezinformohen lexuesit duke menduar se artikulli ka të bëjë me pensionistët kosovarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others