[email protected]
Imazhi i fëmijës nuk është realizuar pas tërmetit në Turqi, qarkullon në internet që nga maji i vitit 2019
shape
shape
shape

Portalet “Veriu.info” dhe “Kosovarja-ks.com” kanë publikuar më 6 shkurt në faqet e tyre në Facebook, një fotografi të një fëmije të ulur afër disa gërmadhave, me pretendimin se imazhi është realizuar pas tërmetit të 6 shkurtit në Turqi.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave digjitale të kërkimit, ka arritur të vërtetojë se ky imazh nuk është shkrepur pas tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë, por i njëjti qarkullon në internet që nga 11 maji i vitit 2019.


Vegëza e postimit të kësaj fotografie në Facebook nga faqet “Veriu.info” dhe “Revista Kosovarja”:

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/pfbid0QPhs5stuxPrKrxxy4myzALRMHgKPxVpTashnjdHxv4thc1jWnNM7ayjsLk9ceVtzl

https://www.facebook.com/officialkosovarja/posts/pfbid02RDksV4igrDVM1sKwa42y3piNgP2UgyDpG13V42ycSvc2LfDK9Wti6qaetg7mHTQXl

Në përshkrimin e kësaj fotografie, faqet e lartcekura kanë pretenduar se imazhi i djalit është bërë në zonat e goditura nga tërmeti i fundit në Turqi:

“Një pamje nga tërmeti i sotëm në Turqi” dhe “Pikëllues dëshpërimi i popullit turk teksa kuptojnë se kanë humbur gjithçka”.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e publikuar në platformën online për fotografi “Depositephotos.com”, ku qartësohet se ajo është ngarkuar në këtë ueb-faqe me datë 11 maj 2019. (shih këtu)


Gjatë hulumtimit rreth këtij imazhi, hibrid.info ka vërejtur se e njëjta fotografi është përdorur edhe gjatë tërmetit të nëntorit 2019 në Shqipëri, me pretendimin se ajo i takon kësaj ngjarjeje. (shih këtu)


Analiza:

Portalet “Veriu.info” dhe “Kosovarja-ks.com” në faqet e tyre në Facebook kanë postuar fotografinë e një fëmije që shihet i ulur afër disa gërmadhave, duke pretenduar se është shkrepur pas tërmetit të 6 shkurtit në Turqi.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia nuk i përket kësaj ngjarje, siç pretendohet, por qarkullon në internet që nga 11 maji i vitit 2019.

Gjithashtu, këtij postimi, faqet e lartcekura i kanë vënë përshkrim të rremë që pretendojnë se fotografia është bërë pas tërmetit në Turqi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto pastime si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others