Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i Papa Françeskut në momente intime me një grua është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Faqet në Facebook që mbajnë emrin “Kosova News” dhe “TROPOJA TEK JU” kanë publikuar një imazh në të cilin shfaqet Papa Françesku.

Fotografia e publikuar në datat 6 dhe 7 janar nga faqet respektive, shfaq Papa Françeskun në momente intime me një grua.

Pas hulumtimit nga hibrid.info, është  vërtetuar se ky imazh është i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI).


Vegëzat e imazhit të publikuar në faqet “Kosova News” dhe “TROPOJA TEK JU”:

https://www.facebook.com/kosovanewsmedia/posts/pfbid0dpTBz4D9xXj8FAXkGReTdf9BCb4fCxKEVJRBhEw7qZrhs9NwZaaFAEryaZDgCvQLl

https://www.facebook.com/TROPOJA.TEK.JU/posts/pfbid0GepbssEa9yvMJnU4HryouUNFKxMEwp5icNSaSonev9pRfz5Qd1MuAYBM4fFxFibil


Përmes kërkimit me anë të programit të automatizuar “InVID”, ka gjetur se imazhi në fjalë, është gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Hibrid.info e ka hasur fotografinë e njëjtë në një llogari në Instagram, që mban emrin “hardaipics” (shih këtu).

Në bazë të përshkrimit në profilin e kësaj llogarie, hibrid.info ka kuptuar se fotografitë e postuara në instagram nga kjo llogari, janë të realizuara me anë të inteligjencës artificiale (shih këtu).


Po ashtu edhe përmes aplikacionit “Hive Motivation”, hibrid.info ka vërtetuar se 99.9% e imazhit është prodhuar nga inteligjenca artificale (shih këtu).


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar imazhin e Papa Françeskut, në të cilin ai shfaqet në momente intime me një grua.

Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se imazhi në fjalë është krijuar nga inteligjenca artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlërson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere