Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Deepfake: Aeroplani me mbishkrimin “Albin Kurti – Kosova USA”, nuk mund të jetë i vërtetë

HIBRID

Një video e publikuar në faqen e “Kosovoa Sot” në Facebook, pretendon se në një aeroplan civil është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”.

Në këtë video shihet një aeroplan civil-komercial me këtë mbishkrim duke parakaluar në një pistë fluturimesh.

Asnjë detaj shtesë nuk është dhënë që do të mund të shpjegonte burimin dhe të dhëna shtesë për këtë video. Por, duket se krijuesi i kësaj video-përmbajtje, ka synuar ta publikojë atë në ditën kur kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë udhëtuar për në SHBA, për të marr pjesë në ceremoninë mortore të ish-Sekretares së Jashtme, Madeleine Albright.

Vegëza e videos së publikuar në faqen e “Kosovasot” në Facebook:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/videos/511802803818751


Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave online të kërkimit dhe aplikacioneve për verifikim të burimit të informacionit, nuk ka arritur të gjejë një publikim të ngjashëm nga ndonjë burim tjetër.

Përveç “Kosova Sot”, kjo video nuk është publikuar nga asnjë medium tjetër kredibil nga Kosova dhe jashtë.

Hibrid.info, përmes verifikimit manual të fakteve, ka vërejtur detaje që tregojnë se në këtë video janë bërë ndërhyrje. Pra mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”, shihet se është bërë përmes editimit të ndonjë programi/aplikacioni për “Deepfake”.

Detajet e këtij aeroplani tregojnë se logo e vendosur ne bisht është e aviokompanisë dhe prodhuesit kinez të aeroplanëve civil “COMAC” (shih këtu).

Edhe lloji i këtij aeroplani – “arj21-700” – është i këtij prodhuesi kinez.

Fakti që ky aeroplan mbanë logon e aviokompanisë kineze, tregon se kjo video është e pavërtetë, pasi që kjo aviokompani nuk operon fare në Kosovë, bazuar në të dhënat nga ueb-faqja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (shih këtu).

Gjithshtu, të njëjtës kompani i është ndaluar operimi në SHBA dhe është sanksionuar nga Qeveria Federale, pasi që është konsideruar si ndërmarrje e kontrolluar nga “Ushtria Popullore Çlirimitare” e Kinës (shih këtu).

Këto dy fakte tregojnë se një aeroplan me logo të tillë nuk ka mundur të aterojë në territorin e Kosovës dhe as në SHBA.


Analiza:

Pretendimi i bërë përmes videos së publikuar nga “Kosovasot”, rezulton të jetë i pavërtetë dhe i edituar përmes aplikacioneve “Deepfake”.

Faktet e trajtuar nga kontrolluesit e hibrid.info, vërtetojnë se ky aeroplan me këtë mbishkrim, ka shumë pak gjasa të jetë i vërtetë.

Bazuar në metodologjinë e hulumtimeve, kjo video-përmbajtje merr vlerësimin si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere