Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet do të bëhen testimet për COVID-19 me pagesë

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Nga tetori s`do të ketë më teste falas për CoVID-19”.

Nga kontrolli i fakteve, i kryer nga hibrid.info, rezulton se artikulli përmban titull përgjithësues, pasi nuk specifikohet se cili shtet ka marrë një vendim të tillë. Qartësimi bëhet vetëm në përmbajtje, duke bërë të ditur se lajmi ka të bëjë me shtetin e Zvicrës.

Duke e ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe se shumicën e lexuesve i ka kosovarë, atëherë lë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me Kosovën.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Nga tetori s`do të ketë më teste falas për CoVID-19

Këshilli Federal i Zvicrës u mblodh sot për takimin e tij të parë pas pushimeve verore, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”.

Fokusi i mbledhjes ishte çmimi i testit dhe kalimi në fazën e normalizimit.

Faza e normalizimit, po konsiderohet si e fundit e modelit trefazor, me të cilin Këshilli Federal përshkroi rrugën për të dalë nga pandemia në prill.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/zvicra-diaspora/1646174/nga-tetori-s-do-te-kete-me-teste-falas-per-covid-19/?fbclid=IwAR3Mef_Jg6tZE5yQjscxAlzXgvRkPOXcXDUXjsWKWmkOsOZsbBM1u_o2HFU


Analiza:

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një vendim ku thuhet se nga tetori, testet e koronës në Zvicër nuk do të jenë më falas për njerëzit pa simptoma, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere