Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Jo, dje nuk ka pasur shpërthime në veri siç po pretendohet

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të bërë me datë 28 prill u pretendua se në veri të Kosovës ndodhën tri shpërthime të fuqishme.

Ky postim u publikua në Facebook nga faqja “Tradita Shqiptare”, e cila numëron mbi 48 mijë ndjekës.

Cila është e vërteta e këtij lajmi?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky lajm nuk është aktual dhe se ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Tradita Shqiptare”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0xCxA315x73AA68fGMkQH8ZpzoF8ZJhNY1XxF5k7mkaniQ78CDN2EnSphYKQcoAgul&id=100068726482873


Në postimin e faqes së lartcekur gjendet edhe një vegëz e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “topnews266.com”, që shfaq datën 19 nëntor 2023. (shih këtu)

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (19 nëntor 2023) nga portali informativ “Koha.net”, i cili edhe citohet në përmbajtjen e publikuar nga portali i dyshimtë “topnews266.com”. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar dje (28 prill) një postim me pretendimin se në veri të Kosovës ndodhën tri shpërthime, e që në titull i ka vënë cilësimin si “Lajm i fundit”.

Hibrid.info pas hulumtimit ka vërtetuar se ngjarje ka ndodhur në nëntor të vitit 2023.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere