Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi nuk paraqet minatorët e Trepçës, por është realizuar në Turqi

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosovapost.net” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar dje (28 mars) një fotografi në të cilën paraqiten disa minatorë duke ngrënë ushqim.

Në përshkrimin e kësaj fotografie, portali i larcekur ka pretenduar se paraqet “minatorët e Trepçës gjatë kohës së syfyrit, në horizontin e nëntë, thellësia mbi 800 metra”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi nuk paraqet minatorët e Trepçës, por se fotografia është realizuar diku, në një minierë në Turqi.


Vegëza e postimit të fotografisë në Facebook nga faqja “Kosovapost.net”:

https://www.facebook.com/kosovapost16/posts/pfbid09oTs21tdoBbfbKKF1Eis3YUBybTzjHk9ZjYmerqBsFGD7ZHESdm6kHo76yTHS2Jel

Ky postim ka arritur të grumbullojë qindra reagime e dhjetëra komente. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi qarkullon në internet së paku që nga viti 2017. E njëjta është gjetur në një faqe në Facebook në gjuhën turke “Zonguldak Merkez Yayla İlk Öğretim okulu Mezunları” që mban mbishkrimin “Hayırlı ve bereketli iftarlar..”, që në gjuhën shqipe përkthehet “Iftar i mirë dhe i frytshëm..”. (shih këtu)


Gjithashtu, pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, ky imazh është gjetur edhe në llogarinë e “Anadolu Album” në Instagram, e publikuar më 1 maj të vitit 2021 me mbishkrimin “Kirli eller “Temiz Kazanc”ın işaretidir”, që në shqip përkthehet “Duart e pista janë shenja e ‘fitimit të pastër’”. (shih këtu)


Përveç në këto llogari, hibrid.info ka arritur ta gjejë këtë imazh edhe në ueb-faqen iraniane “tabnakjavan.com të publikuar më 16 prill 2021 me titullin “Punëtorët e minierave në Turqi e prishën agjërimin në një thellësi prej 630 metrash”. (shih këtu)


Analiza:

Në bazë të kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “Kosovapost.net” ka publikuar një fotografi të minatorëve në Turqi, duke pretenduar se në të paraqiten minatorët e Trepçës gjatë ngrënies së syfyrit në një thellësi mbi 800 metra.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të portalit “Kosovapost.net” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere