Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Veprimi i moderatorit austriak nuk ka të bëjë me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës

HIBRID

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar sot (13 korrik) një artikull me titull “Moderatori ia kthen shishen me ujë vetes pasi e pa ‘seancën e Kuvendit të Kosovës’”.

Titull ky i cili lë të nënkuptojë veprimi i moderatorit është ndikuar nga pamjet e ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

Por hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen e artikullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/682032/moderatori-ia-kthen-shishen-me-uje-vetes-pasi-e-pa-seancen-e-kuvendit-te-kosoves/?fbclid=IwAR1Pwi2xmYqEomz5mVH5sGo0gKkawpc7IHm628_05z8276ij0A1IWw4UXME


Hibrid.info pas hulumtimit ka gjetur se në përmbajtjen e po këtij artikulli, është gjetur se arsyet mbi veprimin e moderatorit, nuk përputhen me pretendimin në titull.

Për ta vërtetuar se veprimi i moderatorit nuk lidhet me arsyen e paraqitur në titullin e artikullit, hibrid.info me anë të makinave të kërkimit ka gjetur të publikuar në disa media në gjuhën shqipe, lajmin që vërteton se pretendimi i publikimit, është i pabazuar (shih këtu dhe këtu).


Po ashtu hibrid.info ka gjetur për të njëjtën ngjarje, artikuj dhe video të publikuar edhe në mediat e huaja, në të cilat shihet se lajmi në fakt ka ndodhur ditën e djeshme (12 korrik), çka nënkupton se veprimi nuk ka lidhje me ndonjë ngjarje të ditës së sotme (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me një veprim të një moderatori austriak, të cilin në titull, e lidh me ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Por që përmbajtja e ofruar në artikullin e lartë-cekur, është në korrelacion me titullin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere