Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që pretendon të tregojë Tel Avivin pas sulmeve, i gjeneruar me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Të dielën (22 qershor), faqja “KosovaLajm.net” në Facebook publikoi një përmbajtje ku pretendohej se pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore, Irani ka refuzuar negociatat dhe ka paralajmëruar pasoja të rënda, ndërkohë që SHBA-të, BE-ja dhe liderët botërorë kërkojnë qetësi dhe zgjidhje diplomatike.

Kjo përmbajtje ishte ilustruar me një fotografi që shfaq ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet, me pretendimin se paraqet qendrën e Tel Avivit.

Por, çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit, është gjetur se kjo pamje nuk paraqet Tel Avivin pas një sulmi të ndodhur realisht, por është një sekuencë e shkëputur nga një video e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Në bazë të rezultateve nga kërkimi i kundërt i imazhit, fotografia është marrë nga një video e publikuar më 14 qershor në llogarinë e Instagram-it me emrin përdorues @3amelyon.

Deformimet në video tregojnë se përmbajtja është e gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Shembuj të qartë të kësaj janë përplasja vizuale e makinave në rrugë, shfaqja e mjeteve brenda njëra-tjetrës apo paraqitja e papritur e makinave në mes të rrugës – elemente tipike të deformimeve që ndodhin gjatë krijimit me AI.

Për më tepër, në biografinë e llogarisë theksohej se përmbajtja ishte e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Vërejtëm gjithashtu se kjo llogari shpërndante rregullisht video të gjeneruara përmes mjeteve të inteligjencës artificiale.


Analiza:

Faqja “KosovaLajm.net” publikoi një përmbajtje ku pretendohej se Irani ka refuzuar negociatat pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe se fotografia e bashkangjitur paraqet qendrën e Tel Avivit të shkatërruar nga bombardimet.

Megjithatë, pas verifikimit është konstatuar se imazhi është shkëputur nga një video e gjeneruar me inteligjencë artificiale dhe nuk paraqet një ngjarje reale.

Bazuar në metodologjinë, hibrid.info imazhin e përdorur e vlerëson si “mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere