Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson se bëhet fjalë për renovimin e stadiumit në Gjakovë, ndërsa fotografia shfaq pamjet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar me datë 4 prill një artikull me titull “Ministria e Sportit i ndan 9 milionë euro për renovimin e stadiumit”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në fotografinë e këtij artikulli është vendosur pamja e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa lajmi ka të bëjë me renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Gjithashtu, në titull nuk sqarohet se për cilin stadium bëhet fjalë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://archive.is/Mb4lR


Në artikullin e Kosova-sot.info, gjendet një deklaratë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Hibrid.info ka gjetur postimin e Çekut të publikuar në profilin zyrtar të tij në Facebook, përmes së cilit ai tregon se stadiumi i qytetit në Gjakovë do të rinovohet dhe se për ta bërë të mundur këtë, janë ndarë 9 milionë euro. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se imazhi i stadiumit “Fadil Vokrri” i përdorur në artikullin e Kosova-sot.info është i datës 16 qershor 2023, i shkrepur para fillimit të ndeshjes Kosovë – Rumani. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me ndarjen e 9 milionë eurove për stadiumin e qytetit në Gjakovë, por që në titull nuk sqarohet se për cilin stadium bëhet fjalë.

Gjithashtu, këtij artikulli i është bashkangjitur një fotografi që tregon pamjet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere