Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga një vendim i vitit 2014

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Përmbajtja nuk e sqaron se tarifa për banim dhe ushqim të studentëve është vendosur para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Është publikuar një përmbajtje që pretendon se studentët e Universitetit të Prishtinës paguajnë vetëm 35 euro në muaj për akomodim në konvikte dhe ushqim në mensë.

Masa paraqitet si shembull i mbështetjes së studentëve nga kryeministri Albin Kurti, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet ta marrë si model për politikat e tij ndaj rinisë.

Postimi i publikuar të shtunën (24 tetor) nga mediumi “KosovaPost.net”, është shoqëruar me një imazh që paraqet kryeministrin Albin Kurti në mensën e studentëve.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Përmbajtja nuk e sqaron se tarifa prej 35 eurosh për banim dhe ushqim të studentëve është vendosur para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet, duke krijuar përshtypjen se kjo është rezultat i politikave të qeverisë së tij.

Kjo përmbajtje është postuar në faqen në Facebook të një mediumi, që ka mbi 84 mijë ndjekës dhe që është anëtar i Këshillit të Mediave të Shkruara (KMShK), trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara (shih këtu).

Hulumtimet mbi kornizimin vizual në komunikimin mediatik tregojnë se imazhet, në ndërveprim me tekstin, mund të ndikojnë në mënyrën se si publiku e interpreton një mesazh. Në këtë rast, portreti i Albin Kurtit në mensën e studentëve, i shoqëruar me formulimin “Mëso nga Albin Kurti”, e lidh figurën e tij me tarifat e përmendura (shih këtu).


Hibrid.info ka hulmtuar në faqen në Facebook të Qendrës së Studentëve, hapësira që shërben për banimin dhe ushqimin e studentëve (shih këtu).

Në njoftimet në këtë burim informimi është hasur një postim ku njoftohej hapja e afatit për pagesën për strehim dhe ushqim për muajin nëntor (shih këtu).

Pas klikimit për të marrë më shumë informacione, u konfirmua se studentët paguajnë 20 euro në muaj për akomodim në konvikt dhe 15 euro për ushqim në mensë, që në total arrijnë shumën prej 35 eurosh në muaj (shih këtu).

Kjo konfirmon se tarifa mujore e pretenduar për akomodim në konvikt dhe ushqim në mensë është i saktë.


Në informacionet e publikuara në uebfaqen e këtij institucioni, sqarohet se tarifat publikohen në njoftimet zyrtare dhe mund të ndryshojnë sipas vendimeve institucionale.

Por, kur është marrë vendimi i fundit për përcaktimin e këtyre tarifave?

Hibrid.info gjeti se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në prill të vitit 2014 kishte marrë vendim për zvogëlimin e pagesës për studentët për 50 qind më pak për strehim dhe ushqim në qendrën studentore (shih këtu).

Në bazë të një artikulli mediatik, u gjet se pas këtij vendimi studentët do të paguanin 20 euro për strehim dhe 15 euro për mensë (shih këtu).

Kjo dëshmon se tarifat aktuale për ushqim dhe strehim janë përcaktuar para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Analiza

Publikimi paraqet tarifat prej 35 eurosh në muaj për strehim dhe ushqim të studentëve të Universitetit të Prishtinës si shembull të mbështetjes së studentëve nga kryeministri Albin Kurti, duke e krahasuar atë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i sugjerohet të marrë shembull nga Kurti.

Megjithatë, verifikimi i informacioneve të publikuara në media lidhur me përcaktimin e këtyre tarifave gjeti se ato ishin vendosur pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Hashim Thaçi, në prill të vitit 2014. Pas këtij vendimi, studentët do të paguanin 20 euro për strehim dhe 15 euro për ushqim në mensë.

Pra, informacioni për shumën që paguajnë studentët është i saktë, por publikimi nuk e sqaron se këto tarifa ishin përcaktuar para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Për më tepër, formulimi “Mëso nga Albin Kurti” dhe paraqitja e portretit të tij në mensën e studentëve e lidhin këtë politikë me figurën e kryeministrit, duke krijuar përshtypjen se tarifat e përmendura janë rezultat i politikave të qeverisë së tij.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere