Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur përkohësisht një ordinancë, e jo barnatore

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “promakale.com” ka publikuar dje (23 gusht) një artikull me titull “JA CFARE VENDIMI MORRI SHTETI PER BARNATOREN QE VDIQ 35 VJEQARJA”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë.

Në përmbajtje të artikullit bëhet fjalë për mbylljen e përkohshme të një ordinance nga Inspektorati Shëndetësor, ku një qytetare kishte vdekur pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në këtë klinikë stomatologjike.

Pra, nuk bëhet fjalë për barnatore, siç pretendohet përmes titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “promakale.com”:

https://promakale.com/ja-cfare-vendimi-morri-shteti-per-barnatoren-qe-vdiq-35-vjeqarja/?fbclid=IwAR3iVG5FLxoW0QOyjInFvBAsnSzjOMw2cNOyMO1szpe074fJcUFMmTj1R-M

Artikulli me titull të njëjtë është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “Post Lajme”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar nga portali “GazetaShneta.net”. (shih këtu)


Ministria e Shëndetësisë përmes faqes zyrtare në Facebook, dje (23 gusht)ka lëshuar edhe komunikatë për media lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu)

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook:

Njoftim

Prishtinë, 23 gusht

Ministria e Shëndetësisë përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare.

Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë.

Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.

Shprehim ngushëllime për familjen e së ndjeres!


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali i dyshimtë “Promakale.com” ka pretenduar rrejshëm përmes titullit për mbylljen e një barnatore si shkak për vdekjen e një 35 vjeçare.

Ndërsa në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur përkohësisht një ordinancë ku një qytetare kishte vdekur pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në këtë klinikë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e cilëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere