[email protected]
Pretendim i pa bazuar: Nuk ka fakte se Haskuka është pajtuar me humbjen
shape
shape
shape

Portali “Gazeta NewBorn” ka publikuar një artikull me titull “Mytaher Haskuka pajtohet me humbjen, aplikon për vizë greke bashkë me familjen (Foto)”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që pretendimi se Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pajtohet me humbjen, është ndërtuar vetëm duke u bazuar në një listë të paraqitur në përmbajtje të artikullit, për të cilën aludohet se mbanë emrat e aplikuesve për vizë të Greqisë.

Megjithatë, përveç kësaj liste e cila, edhe ashtu nuk duket qartë, dhe ka rezolucion shumë të vogël, autori nuk ka përmendur ndonjë argument tjetër që e mbështetë pretendimin e bërë në titull. Mirëpo edhe në rast se lista paraqet të dhënat që aludohet, prapë i njëjti argument nuk mëbshtetë pretendimin.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “gazetanewborn.co”:

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me familjen e tij kanë aplikuar për vizë shengen në Ambasadën Greke.

Në bazë të kësaj, duket se Haskuka është pajtuar tashmë me humbjen në Prizren dhe ka planifikuar të largohet për një kohë nga Kosova.

Në këtë listë emrave të siguruar nga portali ynë në Ambasadën Greke, shihet emri i Kryetarit të Prizrenit dhe familjes së tij.


Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetanewborn.co”:

http://www.gazetanewborn.co/mytaher-haskuka-pajtohet-me-humbjen-aplikon-per-vize-greke-bashke-me-familjen-foto/?fbclid=IwAR3dCnVazrDAhhe2sVDeoX6LdWgG6BXWjmAMiReSkUtdKlRf8V0qMAVwl40


Ndërkohë, kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, kohëve të fundit nuk ka bërë asnjë publikim rreth kandidaturës së tij, që do të krijonte ndonjë dyshim të tillë, që pretendohet në artikullin e kontrolluar.

Autori i referohet përfaqësimit diplomatik të Greqisë në Kosovë si ambasadë, emërtim ky i gabueshëm, pasi që dihet se ky shtet ka vetëm Zyrë Ndërlidhëse, e cila nuk ka kaluar në nivel ambasade, si rezultat i mosnjohjes së Kosovës.


Analiza:

Portali “gazetanewborn.com” ka pretenduar pa argumente se Haskuka është pajtuar me humbjen në zgjedhjet lokale të raundit të dytë që pritet të mbahen me 14 nëntor, dhe i njejti së bashku me familjen e tij kanë aplikuar për vizë shengen në ambasadën greke për t’u larguar për një kohë nga Kosova.

Ky pretendim i bërë nga ky portal, argumentohet vetëm me një listë të paraqitur në përmbajtje të artikullit, për të cilën aludohet se mbanë emrat e aplikuesve për vizë të Greqisë, e cila nuk shihet aspak qartë shkaku i rezolucionit të vogël. Mirëpo edhe në rast se lista paraqet të dhënat që aludohet, prapë i njëjti argument nuk mëbshtetë pretendimin.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others