Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Jo, Trump nuk ka paralajmëruar se Kurti do të jetë pjesë e listës së zezë së SHBA-ve

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh, me mbishkrimin që pretendon se Donald Trump, kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka kërcënuar se Albin Kurti, kryeministri i  Kosovës, do të jetë pjesë e listës së zezë së SHBA-së.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (10 tetor) në TikTok nga një llogari me emrin “pograddeccii”.

Sa qëndron ky pretendim?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka deklarim publik të ish-presidentit Trump, apo të zyrtarëve politikë të afërt me të, ku është paralajmëruar se kryeministri Kurti do të jetë pjesë e listës së zezë të SHBA-së.


Hibrid.info duke kontrolluar përmes makinës së kërkimit “Google”, ka gjetur se në bazë të artikujve të shfaqur pas kërkimit, Trump nuk ka asnjë deklaratë publike për kryeministrin Kurti (shih këtu).

Ndërsa ish-përfaqësuesi Special i SHBA-së, Richard Grenell, i cili kishte shërbyer në këtë pozitë, gjatë kohës sa Donald Trump ishte president në SHBA, në disa raste ka komentuar publikisht veprimet politike të kryeministrit Kurti (shih këtu).

Por, artikujt e gjetur tregojnë së Grenell, në asnjë rast nuk e ka paralajmëruar vendosjen e Kurtit në listën e zezë të SHBA-së.


Analiza:

Pretendimi se Donald Trump ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti, me vendosje në listën e zezë të SHBA-së, është i pasaktë.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklarim publik të Trump apo të njerëzve të afërt me të, që provon pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere