Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kartela e vaksinimit nuk është e obligueshme për votuesit

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Maskat, kartelat e vaksinimit – çfarë do t’ju kërkohet në ditën e zgjedhjeve”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit nuk është i qartë dhe lë vend për dezinformim, pasi kartelat e vaksinimit nuk do të kërkohen te votuesit, por vetëm për komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Një gjë e tillë bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ndërsa në titull nuk spjegohet se kush duhet t’i ketë me vete kartelat e vaksinimit.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë.

Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/574019/maskat-kartelat-e-vaksinimit-ndash-cfare-do-tju-kerkohet-ne-diten-e-zgjedhjeve/


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Radio Evropa e Lirë tha se ky institucion u ka dërguar partive politike një shkresë përmes së cilës ka kërkuar nga ato që të dërgojnë në qendrat e votimit vetëm komisionerë që janë të vaksinuar apo që posedojnë dëshminë e testeve për COVID-19 .

“Përmes kësaj shkrese, subjektet politike janë informuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të detyrueshme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prandaj kemi kërkuar nga subjektet politike që të inkurajojnë të gjithë të nominuarit e tyrë, qoftë si staf zgjedhor apo si vëzhgues, që të respektojnë këto masa. Nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe nga vëzhguesit do të kërkohet që të dëshmojnë se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, tha Elezi.


Vegëza e artikullit autentik e publikuar nga “evropaelire.org”:

https://www.evropaelire.org/a/masa-kufizimi-votimi-pandemia/31499700.html


Analiza:

Portali “kosova-sot.com” ka publikuar një artikull të “evropaelirë.org” të cilit i ka ndryshuar titullin, duke mos e bërë të qartë se kush duhet të ketë me vete kartelën e vaksinimit ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 17 tetor.

Ky titull i paqartë mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kartela e vaksinimit është e vlefshme edhe për votuesit.

Ndërsa lajmi qartësohet vetëm pasi të klikosh në artikull, ku thotë se kartela e vaksinimit është e obligueshme për komisionerët dhe vëzhguesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere