Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kastrati nuk ka thënë se “Per 2 muaj do ta rrëzojmë Albinin si heren e kaluar”

HIBRID

Një artikull me titull “Ardian Kastrati: Per 2 muaj do ta rrëzojmë Albinin si heren e kaluar?”, është publikuar nga portal i dyshimtë “kosovatoday.net”.

Titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst. Ndërsa, lajmi brenda artikullit është i vjetër dhe ka të bëjë me një deklaratë të bërë në dhjetor të vitit të kaluar nga Ardian Kastrati, i cili në emisionin “Debat” në RTK kishte potencuar se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do të bëhet më kurrë kryeministër.

Pra, në tekst nuk gjendet askund një deklaratë e bërë nga Kastrati se për 2 muaj do ta rrëzojmë Albin Kurtin, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “kosovatoday.net”:

Derisa Ramush Tahiri thoshte “Kur është zgjedhur, Kurti ka qenë i vetmi që e ka parapa që s’ka me zgjatë”, Kastrati tha se Kurti s’bëhet më kryeministër.Politologu Ardian Kastrati ka thënë për kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti nuk do të bëhet më kurrë kryeministër./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet. “Kurrë s’bëhet kryeministër. Kurrë më s’bëhet kryeministër. Ai njeri e ka zëvendësu unin e tij me botën e jashtme”, është shprehur Kastrati në emisionin “Debat” Derisa Ramush Tahiri thoshte “Kur është zgjedhur, Kurti ka qenë i vetmi që e ka parapa që s’ka me zgjatë”, Kastrati tha se Kurti s’bëhet më kryeministër.Politologu Ardian Kastrati ka thënë për kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti nuk do të bëhet më kurrë kryeministër./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosovatoday.net”:

http://kosovatoday.net/2021/04/07/ardian-kastrati-per-2-muaj-do-ta-rrezojme-albinin-si-heren-e-kaluar/?fbclid=IwAR0N_ZHIHuIr60zttGb5b1nXhbDJ88dU00fYKbgkkdNrdu_mHfKrINllbGE


Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga “rtklive.com”:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=483679&fbclid=IwAR1cDc1ayBbA9IoASy1a-UcDoeNz5BQvB1TBxtPgJbWC-3AtNW5veal-4Wc


Analiza:

Portali i dyshimtë “kosovatoday.net” ka publikuar një lajm të vjetër me pretendim që ta paraqesë atë si aktual. Gjithashtu, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime.

Ky artikull ka marrë shumë reagime në faqen e këtij portali të dyshimtë në Facebook, si dhe ka mbledhur më shumë se 100 komente.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere