Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim jo i saktë: Nuk ka rritje të rasteve me Covid-19 në Kosovë

HIBRID

Portali “Gazetademos.com” dje (7 shkurt) ka publikuar raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me numrin e të infektuarve me Covid-19.

Por, në këtë artikull ky portal ka vendosur titull jo të saktë, duke pretenduar se ka rritje të numrit e të infektuarve. Ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid-19 gjithsej 754 persona.

Pas verifikimit të kryer nga Hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli të jetë i pasaktë, pasi që konstatohet se nuk ka rritje të numrit e të infektuarve, përkundrazi, ky numër ka pësuar rënie pasi në raportin e publikuar me 6 shkurt thuhet se numri i rasteve pozitive është 1283.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazetademos.com”:

https://gazetademos.com/8-viktima-dhe-rriten-perseri-raste-me-covid-19-sot-ne-kosove%ef%bf%bc/?fbclid=IwAR1JIGyNQ-sclXQWfHS3ok_CnfKYpmx1M9TONO7dpBt-MfH7K1q8_gLIH48
https://gazetademos.com/8-viktima-dhe-rriten-perseri-raste-me-covid-19-sot-ne-kosove%ef%bf%bc/?fbclid=IwAR1JIGyNQ-sclXQWfHS3ok_CnfKYpmx1M9TONO7dpBt-MfH7K1q8_gLIH48

Raportin e MSH-së të publikuar me datë 7 shkurt mund ta gjeni këtu. Ndërsa raportin e një dite më parë (6 shkurt) mund ta shihni këtu.


Analiza:

Portali “Gazetademos.com” ka vënë titull të pasaktë në publikimin e raportit 24 orësh të MSH-së lidhur me numrin e të infektuarve me Covid-19.

Në titullin e këtij artikulli ky portal ka pretenduar se ka rritje të numrit e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë. Por, gjatë verifikimit të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se ky numër ka pësuar rënie.

Në raportin 24 orësh të MSH-së të datës 7 shkurt bëhet e ditur se numri i rasteve pozitive është 754, ndërsa me datën 6 shkurt ky numër ishte 1283. Për këtë arsye, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere