[email protected]
Titull i rremë dhe lajm i vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj godet shumë rëndë Albin Kurtin, ti je malazez” i cili, pas verifikimit, del të jetë lajm i vjetër dhe me titull të sajuar, që nuk përkon me përmbajtjen.

Lajmi për akuzat Molliqajt ndaj Kurtit janë publikuar më 30 qershor të këtij viti, atëherë kur kryetari i PSD-së, kritikoi të parin e VV-së se po shërben si dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Ndërsa, Thedailybarta24.com përmes këtij artikulli ka pretenduar ta riaktualizojë këtë lajm, me një titull të sajuar.

Teksti origjinal i publikuar në Thedailybarta24.com:

LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj godet shum rëndë Albin Kurtin, ti je malazez

Shko Albin se kompleksi yt me historinë atje shërohet. Atje po e rishkruajnë historinë.

Tregoju në Hagë se historia duhet të ndryshohet, sidomos aty ku ti nuk je protagonist.

Trego se ajo duhet të rishkruhet, sidomos në pjesët ku emri yt nuk përmendet.

Shko Albin…VV ka kohë që thotë se Hashim Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për ta shpëtuar kështu veten nga Gjykata.

Në këtë qëndrim, presupozimi është i qartë. Sipas Kurtit, drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi qenka i fajshëm, pra paska bërë krime lufte dhe prandaj po ikën prej gjykimit.

Vegëza e artikullit të botuar në Thedailybarta24.com:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2578


Në deklaratën Molliqaj kishte akuzuar Kurtin se po e sheh vetëm interesin e vet, në raport me propozim aktakuzës së Gjykatës Speciale për presidentin Hashim Thaçi.

Vegëza e artikullit me shkrimin e plotë të Molliqajt e publikuar në Lajmi.net:

https://lajmi.net/molliqaj-shko-albin-je-ne-anen-e-atyre-qe-po-e-akuzojne-uck-ne/

Siç shihet, Thedailybarta24.com, e kanë nxjerr lajmin nga konteksti, përmes titullit të shpikuar, duke synuar të nxis vizitat e lexuesve.

Analizë:

Pas hulumtimit nga hibrid.info, ky lajm del të jetë i vjetër dhe i pjesshëm, ndërsa titulli i tij nuk përkon me përmbajtjen. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë. Ky artikull kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others