[email protected]
Mohohet pretendimi se Burim Ramadani është “shkarkuar” nga pozita e kryeinspektorit të AKI-së
shape
shape
shape

Portali informativ “Demokracia.com”, përmes një artikulli të publikuar dje (21 dhjetor), ka pretenduar se Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadanin.

Këtë pretendim, ky portal e paraqet duke u bazuar, siç thuhet nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani. Mirëpo, një pretendim i tillë është kundërshtuar nga përfaqësues zyrtarë të Kosovës.

Saktësisht, është zyra e Presidencës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë”.

Pra, portali “Demokracia.com” ka publikuar këtë artikull me pretendim të bazuar në burime, por i cili nuk është verifikuar nga burime zyrtare apo edhe nga vet personi i apostrofuar – Burim Ramadani. Për më tepër, i njëjti pretendim është mohuar nga zyrtarët përgjegjës, saktësisht nga Presidenca e Kosovës.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Demokracia.com”:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Ramadanit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Demokracia.com”:


Ky artikull i publikuar nga “Demokracia.com” është publikuar edhe në mediume tjera online në Kosovë, të cilat e kanë cituar këtë portal. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidencës lidhur me dorëheqjen e Burim Ramadanit nga pozita e Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (shih këtu)

Nga reagimi i Presidencës bëhet e ditur se Ramadani nuk është shkarkuar, siç pretendohet në artikullin e “Demokracia.com”, por është dorëhequr nga pozita në AKI.


Analiza:

Mediumi online “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se është shkarkuar kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Këtë pretendim, ky medium e bazon siç thuhet nga një burim brenda kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Megjithatë, Zyra e Presidencës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i AKI-së, Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikull e “Demokracia.com” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others