Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet Macron-in në moshë të re së bashku me gruan e tij, është i montuar

HIBRID

Portali informativ “Ntv.al” ka publikuar sot (5 mars) në faqen zyrtare në Facebook, një postim me pretendimin se në njërën nga fotografitë paraqitet presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në moshë të re, së bashku me tashmë gruan e tij Brigitte Macron.

Në mbishkrimin e këtij imazhi, ky portal informativ pretendon se së bashku me këta të dy, shihet edhe ish-bashkëshorti i Brigitte-s, Andre-Louis Ozier.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia është e montuar dhe se në atë origjinale, në vend të fytyrës së Macron-it, paraqitet imazhi i një gruaje.

I njëjti imazh është verifikuar nga platforma për kontroll faktesh nga Franca “CheckNews”, e gazetës “Liberation”. (këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Ntv Televizion”:

https://archive.is/zsjv2


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se ky imazh i montuar qarkullon në internet që nga viti 2017. (këtu)


Në artikullin e publikuar nga “CheckNews”, pas verifikimit të këtij imazhi, thuhet se kjo foto vjen nga një dokumentar për Macron-in, i quajtur “The Meteor Strategy”, i transmetuar në televizionin “France 3” në nëntor të vitit 2016.

“Prandaj kuptojmë që fytyra e gruas që shihet nën Brigitte Macron u zëvendësua nga ajo që shfaq Emmanuel Macron-in në moshë të re”, thuhet në përmbajtje të artikullit të publikuar nga “CheckNews”.

Screenshot nga artikulli i publikuar në “CheckNews”


CheckNews kontaktoi me François Ruffin, deputet i France Insoumise dhe gjimnazist nga La Providence, në kohën kur aty ishte nxënës edhe Macron. Ai ktheu një mesazh: “Nuk jam i sigurt, por do të thosha se është Hugot, mësues i frëngjishtes”.

Informacioni i konfirmuar nga shkolla, i kontaktuar edhe nga CheckNews thotë: “Është me të vërtetë Claude Hugot, tani në pension”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi që paraqet presidentin francez Emmanuel Macron në moshë të re, së bashku me tashmë gruan e tij Brigitte Macron, është i montuar.

Bazuar në kontrollin e fakteve të kryer nga platforma franceze “CheckNeës”, vërtetohet se figura e një gruaje që shihet në atë fotografi, u zëvendësua me një imazh që paraqet Macron-in në moshë të re.

Kjo përmbajtje që u publikua nga “Ntv Televizion” merr vlerësimin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere