Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pse nuk këshillohet të postohen fotografitë e fëmijëve në media sociale?

HIBRID

Publikimi i fotografive të fëmijëve në internet është bërë praktikë e zakonshme, e njohur si “sharenting”. Shumë fëmijë kanë një trashëgimi digjitale e cila fillon që në momentin e lindjes, pasi shumë shpesh prindërit postojnë fotografitë në orët, ditët e para të jetës së tyre.

Megjithatë, studimet tregojnë se kjo praktikë sjell rreziqe serioze në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të miturve.

Ja disa arsye pse nuk këshillohet të publikohen fotografitë e të miturve në mediat sociale

RREZIKU I VJEDHJES SË IDENTITETIT

Fotografitë dhe informacionet e fëmijës të postuara online krijojnë një trashëgimi digjitale që shpesh nis që në lindjen e tyre. Kjo i bën ata të cenueshëm ndaj vjedhjes së identitetit, e sipas studimeve ky problem prek mbi 1.25 milionë fëmijë në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ExpressVPN, Parents.com).

KEQPËRDORIMI I IMAZHEVE

Fotografitë e publikuara mund të “vidhen” dhe të përdoren nga persona të panjohur për të krijuar identitete të rreme ose për qëllime abuzive. Ky fenomen njihet si “digital kidnapping”.

RREZIKU I DEEPFAKE DHE SHFRYTEZIMIT SEKSUAL

Zhvillimet e inteligjencës artificiale (IA) kanë shtuar rrezikun që fotografitë e fëmijëve të manipulohen për qëllime seksuale. Një raport i organizatës “Thorn” tregon se 1 në 10 fëmijë (mosha 9–17) kanë qenë të vetëdijshëm që shokët e tyre kanë përdorur IA për të gjeneruar imazhe pornografike të miturve (Business Insider).

KONTROLL I KUFIZUAR MBI PRIVATËSINË

Edhe nëse llogaritë në media sociale janë “private”, fotografitë mund të shpërndahen nga personat që I keni në kontakt ose të përdoren nga vetë platformat në bazë të kushteve të shërbimit. Prindërit shpesh besojnë se e kanë në kontroll, por në realitet rreziku mbetet i lartë. (Live Science).

PRIVATËSIA DHE VETË-PERCEPTIMI I FËMIJËS

Shumë fëmijë nuk vendosin se a u pëlqen apo jo postimi i fotografive të tyre dhe kur të rriten mund të ndihen të turpëruar ose të ekspozuar. Një studim i publikuar në National Library of Medicine thekson se “sharenting” ndikon negativisht në marrëdhënien prind–fëmijë dhe te privatësia e tyre (PMC).

ÇKA ËSHTË “SHARENTING”?

Termi “sharenting” është një kombinim i fjalëve “ndarje” dhe “prindërim”, që përshkruan praktikën e prindërve që publikojnë një sasi të madhe përmbajtjeje potencialisht të ndjeshme rreth fëmijëve të tyre në platformat e internetit, veçanërisht në mediat sociale. (Wikipedia)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere