[email protected]
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës: Lajmet e rreme të publikuara nga mediat ruse
shape
shape
shape

Rusia ka hedhur poshtë akuzat për një veprimtari ushtarake pranë kufirit me Ukrainën – një pamje e përforcuar nga një kanal televiziv shtetëror, i cili ka transmetuar pamje mashtruese në lidhje me tanket dhe avionët amerikanë.

Seksioni i kontrollit të fakteve të BBC-së, ka kontrolluar pretendimet e dala nga njëri prej emisioneve më të njohura të lajmeve pro-qeveritare të vendit – Vesti Nedeli (“Lajmet e javës”).

Programi i përjavshëm i lajmeve në Rossiya 1, kanali më i njohur televiziv rus, prezantohet nga Dmitry Kelyelyov, një personalitet i diskutueshëm mediatik i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore.

Një aeroplan amerikan zbret në Alaskë – jo në Ukrainë

Një raport i fundit i këtij programi televiziv, detajonte ndërtimin e pretenduar të bazave me pajisjeve ushtarake të NATO-s në Ukrainë.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë pajisje ushtarake të aleancës në tokën ukrainase”, thuhej në këtë kronikë lidhur me pamjet e një aeroplani transportues ushtarak amerikan C-17 që ulej në një pistë ajrore.

Screengrab of a video showing a US plane touching down on a runway that Russian TV falsely claimed was in Ukraine

Por ky aeroplan i përfolur, në fakt, nuk u ul në Ukrainë.

Pamjet, me sa duket, janë marrë nga faqja e internetit e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, ku në të vërtetë tregojnë uljen C-17 në Bazën e Përbashkët – Elmendorf-Richardson, në Alaskë.

Në versionin origjinal të insertit, pamja ku paraqiten disa male në sfond, është e kualitetit të dobët, por në versionin rus, ato nuk janë fare të dukshme.

Kjo kronikë në gjuhën ruse u gjet në një kanal në YouTube, ku pretendohet se po paraqiten “lajme ushtarake amerikane”. Ai kanal postoi një version pak më të ndryshëm dhe më të gjatë të uljes së avionit. Dhe kjo video duket se është përpunuar duke i vënë ndriçim të sforcuar – një efekt që errësonte malet në prapavi.

Por detaje të tjera në video përputhen saktësisht me videon e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve nga Alaska. Për shembull, një ndërtesë e bardhë, një kasolle e vogël me një çati të gjelbër dhe detaje të tjera të vogla janë të dukshme në të dy pjesët e filmimeve.

Nuk ka dyshim se videoklipet erdhën nga i njëjti material burimor – xhiruar në Alaskë, jo në Ukrainë.

Pamjet e vjetra tregojnë një tank amerikan në Bullgari – jo Kiev

Kjo kronikë vazhdon me një pretendim tjetër se tanket amerikane janë vendosur në Ukrainë.

Në narracionin e kësaj videoje pretendohet se një tank amerikan M1 Abrams po shkarkohej nga një aeroplan transporti ushtarak që supozohej se është ose në kryeqytetin Kiev ose në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Tank towed out of a military transport plane, which Russian TV falsely claimed was in Ukraine.

Në fakt, pamjet janë nga Burgas, Bullgari, vendi i një stërvitje ushtarake të quajtur Operacioni Shpejtësia dhe Fuqia, në vitin 2015.

Përsëri, edhe pamjet e kësaj video janë marr nga disa postime nga Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve – një video dhe imazhe aktive të shkarkimit u botuan nga ushtria amerikane.

BBC ka arritur t’i gjejë këto pamjet origjinale duke kërkuar në listat e detajeve të pajisjeve ushtarake në video.

Dhe përsëri detajet në të dy klipet përputhen, duke provuar pavërtetësinë.

(Artikulli i plotë mund ta gjeni në BBC)

Share With Others