Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Pas këtij zbulimi nga Marin Mema shteti serb kërkon arestimin e tij menjëherë”.

Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përshkruhet përmbajtja e njërit nga emisionet e Marin Memës, “Gjurmë Shqiptare” rreth zbulimit të disa varreve në zonën e Matit, të cilat i përkasin periudhës ilire, por jo edhe ajo që pretendohet në titullin e artikullit të “Specialja.com”, gjoja se Mema është arrestuar nga shteti serb.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Pas këtij zbulimi nga Marin Mema shteti serb kërkon arestimin e tij menjëherë

Ne vitet 80 ne Shqipëri u be nje zbulim shume i rëndësishëm arkeologjik, i cili megjithatë kaloi si diçka krejtësisht e zakonshme.

Eshte e veshtire te shpjegosh arsyet, por autoritetet heshën e bashke me to edhe opinion publik nuk mësioi kurrë se çfarë u zbulua. Ne zonën e Matit janë zbuluar plot 33 va r re shkëmbore qe i përkasin periudhës ilire, por qe çuditërisht kane mbetur gjithmonë ne hije.

Banoret sot i quajnë thjesht shpella, guva, por me se shumti bu rg je. Ne fakt ato janë diçka krejt tjetër. Zyber Cyrana: Ky ka qene nje burg per te gjithë lagjen, per te gjithë njerezit.Adem Sulmeta: Keto janë me shekuj te vjetra, me shekuj e ke parasysh.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/27/pas-ketij-zbulimi-nga-marin-mema-shteti-serb-kerkon-arestimin-e-tij-menjehere/?fbclid=IwAR1gwO4hFl3ziyFcgg3Y-T164ml2xhSKr3amQXKA-1rvv2qjvEB4NyorqYg


Në ciklin më të ri të emsionit ‘Gjurmë Shqiptare’ i cili transmetohet në televizionin ‘TopChannel’, gazetari Marin Mema tregon për zbulimin e disa varreve të vjetra në zonën e Matit, të cilat i përkasin periudhës ilire.

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar nga TopChannel.tv, si dhe linkun e këtij emisioni në Youtube:


Analiza:

Artikulli i “Specialja.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Ky portal i dyshimtë ka deformuar qëllimshëm titullin në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e lexuesit. Pas verifikimit nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban karakteristika që e kategorizojnë atë si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere