Të fundit | “The Guardian” s’ka publikuar artikull me pretendimin se si do të përfundoj… Të fundit | Me citat të vjetër nga Policia, u raportua pa bazë për arrestimin e Ikballe… Të fundit | Edona Llalloshi mohon se ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaç… Të fundit | Titull i rremë në emër të BBC-së për rastin ndaj Thaçit Të fundit | Pretendohet pa fakte se paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve… Të fundit | Kosova e 47-ta dhe jo e 55-ta në IGP në kategorinë e militarizimit Të fundit | Pretendohet pa fakte se LDK-ja i ka ofruar kushte LVV-së për koalicion Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për “parashikimin e stuhive në Ballkan”, i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Stuhitë i afrohen Ballkanit, ja cilët qytete rrezikohen”, i cili është shpërndarë në faqen në Facebook “Në Kohë”.

Artikulli përmban një lajm të vjetër, të publikuar në gusht të vitit 2018, ku paralajmërohej për një valë të re të stuhive me reshje shiu, që pritej ta përfshinte rajonin e Ballkanit. Ndërsa ky portal i dyshimtë, ka publikuar të njëjtin lajm, brenda një artikulli të publikuar sot (5 qershor), duke pretenduar ta paraqes atë si lajm aktual.

Artikulli i publikuar në “readkoala.com”:

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik përmes Evropës do të fillojë të depërtojë sot edhe në Gadishullin Ballkanik, duke freskuar motin dhe duke ulur temperaturat. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/05/stuhite-i-afrohen-ballkanit-ja-cilet-qytete-rrezikohen/?fbclid=IwAR1xJnYr-X7Dbq3rQTXR3QLq5kWPoTjZFdNgq7z_jpaOEDzgJ9LoV-GAf1c

Hibrid.info, pas kontrollit të fakteve dhe hulumtimit në makinën e kërkimit Google, ka gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar në verën e vitit 2019.

Lajmi autentik i publikuar në disa media online në gjuhën shqipe, në vitin 2019:

https://topalnews.info/stuhite-i-afrohen-ballkanit-ja-kush-rrezikon/

https://www.tetovasot.com/2019/08/stuhite-i-afrohen-ballkanit-ja-kur-do-ta-godasin-kosoven-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut/

Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull, me përmbajtje që nuk i korrespondon kontekstit kohorë. Pra, lajmi në përmbajtje i përket një periudhe tjetër kohore (gusht 2019), ndërsa ky portal i dyshimtë, të njëjtin, e ka publikuar sot më 5 qershor 2021.

Përmes, këtij artikulli, ky portal dezinformon lexuesit, që në bazë të reagimeve në Facebook, duket të jenë në numër të madh. Kjo, pasi që, portali i dyshimtë “readkoala.com”, të njëjtin artikull e ka shpërndarë në faqen në Facebook “Në Kohë” që ka 419 mijë përcjellës. Për këtë arsye, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere