Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor
[ ARTIKULLI ]

Publikohet si aktuale videoja e vjetër e dëbimit të lëmoshëkërkueses nga lokali ku rrinte ministri Peci

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Publikohet video: Ja si një lëmoshëkërkuese dëbohet nga lokali ku Peci po pine kafe” mban titullin një artikull i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “kosova-sot.info” të premten (27 shtator).

Ky medium e ka shpërndarë edhe videon në faqen e vet në Facebook.

Çka nuk shkon me publikimin?

Videoja e publikuar nga “kosova-sot.info” paraqitet si aktuale. Por në fakt, ajo është e vjetër. Ajo ishte publikuar qysh më 25 dhjetor 2022 (“sinjali.com”). Në pamje shihet se si një kamerier e kishte larguar një vajzë që kërkonte lëmoshë afër tavolinës ku qëndronte ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Ngjarja kishte nxitur reagime e për rastin ishte deklaruar edhe vetë ministri (shih postimin e 25 dhjetorit 2022).


Përmbajtja e artikullit të “kosova-sot.info”, të publikuar më 27 shtator:

“Një video e publikuar në rrjetet sociale e pasqyron momentin kur një lëmoshë kërkuese u dëbua nga lokali ku  ministri i bujqësisë Faton Peci po pine kafe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Derisa ministri i bujqësisë po pinte kafen në një lokal, tek tavolina e tij aty ofrohet një lëmoshë kërkuese e mitur, e cila papritur “rrëmbehet dhunshëm” nga kamarieri, i cili e kap me dy duart dhe duke vrapuar e dëbon jashtë lokalit. Ndërkohë Peci, e shijon “makiatton””


Ndonëse artikulli nuk shkruan shprehimisht se ngjarja është aktuale, titulli i përdorur lë të kuptohet një gjë e tillë. Në titull thuhet se “Publikohet video: Ja si një lëmoshë kërkuese dëbohet nga lokali ku Peci po pine kafe” (në kohën e tashme, mënyra dëftore) dhe jo “u dëbua” (e kryera e thjeshtë, mënyra dëftore –shpjegimi).

Po ashtu edhe në rastin e pjesëzës “po” para foljes “pi”. Hibrid.info ka kërkuar në dy fjalorë online “fjalorthi.com” dhe “fjalori.shkenca.org”. Sipas dy shpjegimeve, pjesëza “po” mund të përdoret para foljeve për të treguar veprime që zgjatin. Në rastin në fjalë, për të treguar për ngjarje që ka përfunduar do të duhej të përdorej kombinimi “po pinte” kafe. Për më shumë, folja “pi” në asnjë rast nuk merr zgjedhimin “pine” siç ka shkruar “kosova-sot.info” (shih zgjedhimin e foljes “pi”)


Se titulli i videos “VIDEO????Shikoni si një lëmoshë kërkuese dëbohet ‘dhunshëm’ nga lokali ku ministri Peci po pine “makiatto”” ka lënë hapësirë të kuptohet si ngjarje aktuale, mund të vërehet edhe në komentet që ka pranuar mediumi në postimin në Facebook.


Analiza:

Portali në gjuhën shqipe “kosova-sot.info” e ka paraqitur si aktuale videon në të cilën shihet se si një kamerier e kishte larguar një vajzë që kërkonte lëmoshë afër tavolinës ku ishte ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Por videoja është e vjetër. Ajo ishte publikuar në dhjetor të vitit 2022 e për këtë kishte dalë me reagim edhe vetë ministri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere