Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kryeministrja e Finlandës nuk ka realizuar fotografi e zhveshur

HIBRID

Portali informativ “Paparaci.com” sot (25 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Kryeministrja finlandeze bën foto ‘topless’ në rezidencën qeveritare”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i pasaktë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Titulli lë të kuptohet se kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka realizuar fotografi në Rezidencën qeveritare, në të cilën shihet e zhveshur. Mirëpo, një gjë e tillë nuk thuhet edhe në përmbajtje.

Në artikull bëhet e qartë se Marin është detyruar të kërkojë ndjesë për një foto të të ftuarve të saj, në të cilën shihen dy vajza pjesërisht të zhveshura duke u puthur mes vete.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Kryeministrja finlandeze bën foto “topless” në rezidencën qeveritare

Nuk kanë të sosur telashet për kryeminstren e Finlandës, Sanna Marin. Këtë herë 36-vjeçarja është detyruar të kërkojë ndjesë për një tjetër histori, këtë herë për një foto të të ftuarve të saj, “topless”, brenda rezidencës qeveritare, teksa puthen, ndërsa spikat mbishkrimi Finlandë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:


Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikuj lidhur me këtë fotografi, të cilat janë publikuar në mediumet online në Britani si “Express.co.uk” dhe “Dailymail.co.uk”.

Në këta artikuj bëhet e ditur se njëra nga vajzat që shihet në fotografinë e lartcekur është Sabina Sarkka, një influencere e rrjeteve sociale, e cila ka puthur një shoqe të saj, por që kësaj të fundit ende nuk iu është zbuluar identiteti. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Paparaci.com” ka publikuar një artikull lidhur me kërkim faljen e kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila ka shprehur keqardhjen për një fotografi që ka ndodhur gjatë një ndeje në rezidencën qeveritare, në të cilën shihen dy vajza pjesërisht të zhveshura duke puthur njëra tjetrën.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull “Kryeministrja finlandeze bën foto ‘topless’ në rezidencën qeveritare”, duke lënë të kuptohet se në atë fotografi gjendet kryeministrja Marin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere